Athinë, incidente raciste në paradën e festës
Pavarësisht nga masat e rrepta të policisë, nuk shpëtoi pa incidente parada ushtarake, që zhvillohet cdo 25 Mars në Athinë, me rastin e festës kombëtare të Greqisë.
Rreth 150 anëtarë e grupit ekstremist të djathtë të quajtur “Mëngjesi i artë” u shfaqën në paradë pak para orës 11:00 në sheshin “Sintagma”.
Ekstremistët hodhën sharje dhe parrulla kundër politikanëve dhe emigrantëve, kryesisht kundër shqiptarëve.
Pastaj u zhvendosën në sheshin ku një grup emigrantësh pakistanezë shisnin artikuj të vegjël, kryesisht flamuj grekë me rastin e festës dhe i sulmuan ata duke i rrahur.
Pasi morrën flamujt grekë u kthyen sërish pranë paradës, pa u shqetësuar aspak nga prania e policisë, e cila edhe pse kishte deklaruar masa të rrepta, nuk bëri asgjë për të arrestuar qoftë edhe një person.
25 marsi është festa kombëtare e Greqisë, kur kujtohet fillimi i revolucionit të 1821 dhe lufta kundër turqve, që coi në njohjen e shtetit grek në vitin 1830 nga Traktati i Londrës.
Gjatë festimeve, presidenti Karolos Papulias përshëndeti popullin dhe kërkoi angazhimin e të gjithëve për të kaluar vështirësitë, me të cilat po përballet vendi.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
