Athina reagon për çertifikatat
Athina shprehu shqetësimin e saj në lidhje me heqjen nga autoritetet shqiptare të kombësisë nga certifikatat e gjendjes civile.
Zëdhënësi Delavekuras, kërkoi nisjen e dialogut me përfaqësuesit e minorietetit grek në lidhje me këtë cështje.
Grigoris Delavekuras paralajmëroi gjithashtu se për këtë do të njoftojë të gjitha organet kompetente të Bashkimit Europian.
Me ton të lartë dhe kërcënues, zëdhënësi përmendi ndihmëm, që sipas tij, Greqia ka mbështetur rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor në kuadër të axhendës së Samitit të Selanikut që në vitin 2003 si dhe përpjekjet për implementimin e axhendës për vitin 2014.
“Cështja e cërtifikatave me ndryshimin e kombësisë, e përdorur ndër vite në vendin fqinj, në kombinim me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, na bën të dyshojmë se qarqe të caktuara ekstremiste po i imponojnë qeverisë politika aspak largpamëse. Ne besojmë që këto qarqe nuk duan të ketë një regjistrim të saktë të minoriteteve në Shqipëri”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të fillojë dialogun serioz dhe të sinqertë me përfaqësuesit e minoriteteve.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.
