Zyrtarizohet përdorimi i flamurit kombëtar
Shkup – Me 63 vota për 40 kundër parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare. Në mbështetje të flamurit kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare ndërsa kundër ata të opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.
Në momenti n e votimit në sallën e Parlamentit të Maqedonisë nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare.
Me miratimin e ligjit për përdorimin e flamurit të bashkësive etnike, përveç flamurit shtetëror në të gjitha komunat në të cilat mbi 50 % e popullatës i takojnë asaj bashkësie etnike do të mund ti përdorin simbolet e tyre kombëtare.Me këtë ligj parashihet që flamuri shtetërorë të jetë 1/3, më i madh se ai i bashkësisë etnike.
Ligji për përdorimin e flamurit shqiptarë u abrogua në vitin 2007 nga ana e Gjykatës Kushtetuese, në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike Shqiptare.
Miratimi i ligjit për gjuhët, ai për simbolet kombëtare dhe interpretimi autentik i ligjit për amnisti janë pjesë e marrëveshjes politike mes partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE-BDI.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”
