20 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali (FOTO)

Quhet “Misioni Vlora”, në Bari i është kushtuar një javë emigrantëve shqiptar të eksodit të 8 gushtit 1991, që me anijen e quajtur “Vlora” u nisën drejt brigjeve italiane. Bashkia e Barit në bashkëpunim me një shoqëri jofitimprurëse italo ballkanike ka përkujtuar 20 vitet e atyre shqiptarëve të cilët ikën të dëshpëruar nga vendi i tyre për një jete më të mirë. “Misioni Vlora” fillon sot më datë 1 gusht dhe vazhdon deri më 8 gusht, javë e cila i kushtohet e gjitha shqiptarëve të eksodit të 1991. Një ekspozitë me foto të atyre momenteve, të cilat janë shkrepur me shumë mjeshtëri nga disa fotografë italian pasqyrojnë sa më qartë ato javë tmerri për shqiptarët. Në këte ceremoni do të marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi.(e.c/BallkanWeb)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button