Shpërthej sherri i imamëve në Kosovë si pasojë e korrupsionit dhe garës drejt shkombëtarizimit të popullit shqiptar !!!
Nga Luan Dibrani
Lajmin se Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë Sabri Bajgora ,është sulmuar nga Imami Musli Verbani nga Kaçaniku morri dheun , u proklamua, ky lajm aq shumë sa qe qytetari i ndershëm dhe i vetëdijesohem përfiton një shqetësim shumë serioz, pse i epet aq rëndësi në mediat e Kosovës një rasti të tillë për shkëmbim apo dhurim grushtesh, njeri tjetrit nga njerëz qe populli, vetëm propagandë,mashtrime, abuzime, keqpërdorime dhe korrupsion përfiton nga ta ! Rasti i këtillë japë kuptimin se vet ranë viktimë e vetvetes , si protagonist të së keqes ,qe e mbollën qe disa vite “vehabizmin” ekstrem në Kosovë, Shqipëri, por edhe në vendet tjera ku jetojnë shqiptarët? Po përballem me një lëvizje fetare, që jo vetëm nuk përkon me traditën islame ndër shqiptarë, të dominuar nga sunizmi dhe betktazhizmi, ky i fundit edhe drejtohet nga shqiptarët dhe ka selinë në Shqipëri. Por, Vehabizmi është një lëvizje fetare ekstremiste, që në rastet më radikale kryejnë edhe sulme terroriste në emër të “Allahut vehabist ” zotit . Një rrymë e tillë ekstremiste, po shfaqet në kohët e fundit me dhunë?? të ndara si grupe mafioze qe ne këtë rast thuhet se i qëruan hesapet, mu për ndarjen e një shume parash si të korruptuar, si fenomen, pa dyshim se është shumë i dëmshëm për shoqërinë. Kjo vjen nga fakti se individë apo grupe të ndryshme, interesat personale i vënë mbi interesat e përgjithshme, që është në kundërshtim të plot me ligjin, e ku hoxhallarët e Kosovës e gjejnë veten aty këmbë kryq !!!.Me fjalën Korrupsion nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër, gjë qe prapë paria e këtyre njerëzve hoxhallarë janë te pranishëm në ketë fenomen të dëmshëm për shoqërinë kosovare!!!.
Sipas kësaj përmbajtje, këta tip matrapazësh kanë qëruar hesapet me dhunë. Një miku im me ka thëne se këta kanë shuma të majme parash , se dikush po ju epka nga shtete arabe ,turke etj. Po për pak nuk u dashtë me ja “qit bojën njeri tjetrit”. Dikush po pëshpërit se ky far soji qenka i përzier edhe me organet serbo -ruse qe disa hoxhallarë, po punoikan vetëm në dëmin e shqiptarëve , duke i mbjell varfëri popullit, skamje , dhe mjerim të verbuar nga një propagandë me broshura dhe libra fetare, qe ju dhurohen falas qytetareve shqiptar, e në anën tjetër nuk ka libra sa duhet për shkollat shqipe , nuk ka veshmbathje , nuk ka shëndetësi qe udhëhiqet, nga tipa qeveritaresh nen ndikimin e këtyre grupeve, mafioze të korruptuara. Këto forca janë një mjet luftarak kundër interesave shqiptare, duke e (mohuar veten qe janë shqiptarë)?!…
Sipas të dhënave, shumë të jetë sekrete, toka peshë e paska qua Imamin e vogël deri sa e ka realizua qëllimin edhe goditjen, ja ka dhënë tinës imami i vogël, kështu e akuzon imami i madhi!
Ndoshta nuk i rrok ndonjë paragraf i madh, po nuk dihet se sa pare paskan pas? Nuk i dihet ,zoti është i madh, ndoshta ju ndihmon , po rregullat i kane thye ,qe të dy ,duke garuar se kush po e mashtron dhe degjeneron këtë popull sa ma shumë. Ai imami i kryeqytetit apo ai i Kaçanikut, pak si ma i skajshëm, po edhe ai paska mbërri si i besuar i “Allahut” goxha nalt dhe po krekoset se nuk mundet me ma lëshuar mjekerr djali i Bajgorëve.
Pamje e boksit i revoltuar , po sikur ky Muslia me pas përdor edhe boksin e hekurit , zor qe kish shpetua hoxhë Sabria i Bajgorëve!Edhe (meshlizi) ndrmetsimi nuk kish me u mbajt ,po ndoshta ishin në të pame … ku ta dinte njeriu , se ku kish shkua ky fesatë…
Vërtet njeriu habitet se si këta njerëz , aq të thellë, e të lidhur me “zotin” e fenë, me qua dorë në njeri tjetrin edhe, atë me boksa e shpulla, ku sipas mjeteve të informimit thuhet, se i paska ra aq fort imami i Kaçanikut, këtij të kryeqytetit sa qe e paska lënë pa frymë, e ka godit tinës ky i vogli, kështu e akuzon ky i madhi!. Po edhe gjaku i paska dalë këtij imamit të madh, nga i vogli , sa qe kurrë ,ky i vogli nuk paska përdor forcën kundër as kujt ma shumë se ndaj Axhës Sabri të Bajgorëve. Bane me mend sipas do shikuesve të rastit ky i vogli ishte në ato momente shumë i “tërbuar”, po ky i Prishtinës u tregua ma i “moderuar” dhe e bajti rrehen ,se ke, tu shkua gjaku deri në gju, se të dy nga fiset e forta thanë janë. Sipas burimeve shumë të sakta informative, gjendja e imamit të madh Sabri Efendi Bajgores nuk është në rrezik , nga të rënat e të mllefosurit imamit të vogël të Kaçanikut mulla Musliut qe prapë po i kërcënohet se qenka mllefosur shumë në te. .
Musli Verbani edhe gruan e vet e ka grushtua në qendër të Kaçanikut
Musli Verbani shumë, shumë i sertë , nervoz, po edhe njëfarë boksieri i njohur në anën e Kaçanikut, si i fuqishëm , sa qe edhe gruan e ka grushtua në qendër të Kaçanikut , siç duket tek janë prish diçka në mes vete, se ajo i paska pa fol dikujt për dore , pastaj nga zemërimi qe pat imami nuk ka mundur me e përmbajt veten dhe e ka rrahë, aty për aty pa ja fal minutën ha ha ha. Ky do të jetë i pa “vdekshëm” , Verbani. Sipas informatës së arritur nga Kaçaniku, ky konflikt kishte ndodhur për shkak të disa mjeteve materiale të cilat kishte ndarë “Bashkësia Islame e Kosovës”, Ku Imami i Kaçanikut e kishte ndier veten të mashtruar.
Dr. Musli Verbani kishte tentuar që të ndryshoj disa herë planet mbi Agjërimin para BIK-ut dhe ta shpall qytetin e Kaçanikut te parin në “progresin e ndryshimeve te besimtarëve islam për gjithë boten”, i vogël po sherrin e madh !
Përpos kësaj i ashtuquajturi Dr. Musli Verbani kishte tentuar që të ndryshoj disa herë planet mbi Agjërimin para BIK-ut. Në qytetin e Kaçanikut, Musli Verbani ka kritikuar disa herë Rininë në Kaçanik, duke i fyer ata edhe në rrugë vetëm e vetëm se ata pinin duhan. Kritika për rininë bënte edhe përderisa ata ishin ulur në ndonjë kafiteri ,me pi një kafe sipas “doktorëve” (Shefqet Krasniqi e Dr.Musli Verbanit) qenka gjynah edhe haram?…Ky Imam, rëndonte tepër me fjalë dhe fyente në gjuhën arabe sa qe harronte qe këtu, ky truall ,ky popull nuk duron gjuhë tjetër, pos asaj qe kemi pasur me mija vite qe, nga krijimi si popull . Ju kishte propozua rinisë me lëshua mjekra, po për çudi fytyrën po e mbron me lesh po arsyetohet , po këmbët në fund po ju propozon me i shpalos me ju pa këmbët e skuqura nga të ftohtit? Pantollat në tre fortalësh po ju sjellin telashe, mjekrroshve qe sipas hoxhës, nuk bënë me vesh pantollana të gjatë si gjithë bota!. Po edhe gjinisë femërore, po ashtu ju kish gjet ilaçin qe të gjitha me i shti ne ferexhe…Po habitem me Imamin e madh te Bajgoreve, se si po i shtinë mëndet me ta … Besa ky Imami i madh aq thellë u thellua ne literaturën e besimit islamik ,sa qe ngjarjet tjera nuk i përcjell fare . Për këtë Sabriun e Bajgorëve, po shihet se nuk e paska pa ditur se Musli Verbani ,qenka edhe anëtar i një partie politike shumë të fuqishme në Kosovë , por tash ja paftë hairin kësaj rrahje se nuk po e përcjell politiken, por u verbua vetëm me literaturë islamike për edukimin e popullit se si duhet me qene e vepruar, ku vet i thyen ato rregulla dhe nga u bënë gazi i botës qysh këta dy me u rreh ne mes veti si njerëz të ligjërimeve e derseve , edukative kundër” rrenës e vjedhjes” e vet vjedhin , vet u kapen për parë në flagrancë …
Hoxha i vogël i Kaçanikut deri në Osllo paska qenë në emër të islamizmit, me ju hap shqiptareve xhamia!?.
“Merita të dy hoxhallarët kishin në vete”, po jo në ndonjë lami, pos për çështje fetare sa me ja kap ndonjë lek dikujt . Me ra të lexoj për këtë hoxhën e vogël të Kaçanikut deri në Osllo paska qenë në emër të islamizmit, me ju hap shqiptareve xhamia atje. Lind pyetja duke i thënë se si nuk shkoj Efendi Hoxhë Musli Verbanit mendja me hapë ndonjë qendër kulture apo shkollë për shqiptarë?… Po pardon, prapë as ky nuk merr vesh në fushën e kulturës asgjë ma tepër se i (grushtuari) i tij, në Prishtine para ca ditësh. Andaj e ka krye misionin e vet të këshillimeve dhe derseve tek të rinjtë e perëndimit , sikur një mik i tyre ,ai edhe ma i rreptë se këta . Njëfarë Shefqet Krasniqi me derset e tij, në shumë shtete të Evropës ka marre hove egërsia e tyre me grupet ekstremiste vehabiste, sa qe një nxënës i tyre në vitin e kaluar, vrau nja dy ushtarak amerikan, qe populli shqiptar e konsideron shtetin e ushtareve të vrarë si shpëtimtarin e tyre nga kasaphana serbe!!! Pastaj një tjetër u nxu në Amerikë , qe për pak e “kallen Amerikën” me do forca do nipa të Bin Ladenit? Po për fat dikush intervenoj dhe shpëtoj “Amerika” nga shuarja e dheut,në plan e kishin pas me i shpallë luftë Amerikës!!!. Kuptohet kundër shpëtimtarëve të tyre qe armiku okupues serb i ndoqi jasht Kosove .
U formua këshilli pajtues!
Sipas kësaj gjendje tensioni u rrit bukur shumë tani qe krye-imamët janë ne ngatërresë. Pa prit masë u formua këshilli pajtues. Nga ta ishin të propozuarit, ma në influencë, e nder ta ishte , Shefqet Krasniqi si burrë me kapuç e mahram , me mjekër të madhe i shëndosh si bik … Jo jo jo mu kujtua, reagoj, njëri nga njerëzit qe deshën të mbesin anonim nga këshilli pajtues , i propozuari mbeti edh një far buzëqumështi Memli Krasniqi , ai është i qeverisë, me autoritet e dëgjon Sabria , edhe me u bë burrë, e me ja fale këtë kabahat, imamit të vogël se jaran e ka pas deri dje , e i shkojnë për dore grushta e boksa . Po more një pjatë, kanë hangër këta gjithherë , dhe duhet me u bë burrë Sabria me ja falë kështu u dëgjua një zë i iniciatorëve të këshillit!!! Se shkau me i pas ra, nuk besoj qe e kishte bë kaq bujë të madhe në mediat e Kosovës!!!. Ju ndoshta po e nxëni shaka, por duhet me intervenua sa ma shpejt kush ka influence me i mbarua këta verbana se ky kaçanikasi e paska një mbiemër shumë karakteristik , Musli Verbani , qenka i verbër edhe për nga mbiemri nuk sheh përtej hunde. Ju kanë verbuar sytë njërit dhe i ka ra .Ky i dyti qenka inatos, sot paska shkuar aq larg, sa qe paska kërkuar. Për këtë punë me u marre drejtësia edhe me shti në burg, imamin e vogël . Unë nuk po e kuptoj, po çka bënë ai popull nga Kaçanikut pa imam , pa hoxhë , dhe pa derse , haj moza mëkeq… Kërkesën që rasti të zbardhet në tërësi e bëri, përmes një komunikate për media edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, duke rikujtuar se nuk është hera e parë që ndodhin incidente të natyrës së tillë. U zemërua i gjori…Disa vargje kushtuar këtyre dy “kolosëve” qe do të hyjnë ne “mesin e burrave të kombit , do ti mbaj mend historia”…për burra të “mirë” pardon, burra të keq qe nuk njeh historia ma fundërrina e shpirtshitur!
Poezi kushtuar dy “heronjve” që nuk kursyen as shëndetin qe ti ndihmojnë njerëzit shqiptar me sa vijon:
Ta ndjek mësimin e arabishtes, turqishten,me mësuar shahadetin, abdesin edhe me futë në shkollat e Kosovës fenë me mësuar , po pa i lënë anash rregullat e te dy gjinive ferexhenë edhe mjekrën, duke nxitur qe ta nxjerrin një (projekt ligj edhe kundër Kuranit si libër i shenjt i besimit islam)shih ku kanë mbërri !
Ju jeni butak e zagar, mos gënjeni qe jeni shqiptarë!
Qe sa mire e mësojnë kuranin
Te paret e fesë e ndajnë mejdanin
Ndoshta është kjo punë namuzi
Nguce ja ka perden dejuzi
Se këta hoxhë janë merakli
I donë gratë, qe banjë shami
Gëzim, sot paska, krejt mileti
Janë ngatërrua ndreqnit, n’mes veti
Mos i ngucni të lirë me i lënë
Në fushë të mejdanit kanë me dalë
Çka s’ke, ndie e as s’ke pa
Arabisht kokën kanë sha.
Kërcet huni e dridhet toka
Hoxhallarët janë bërë harama
S’qenkan hoxhe po kokëhajvana
Kuku për ne që na bëni nëna
Thotë Bajgora ,o kuku për mua
Me ka ra tinëz dhe me ka sakatua
Po ushtrojnë, e me e ruajt vatan
Me Arabi e Turkistan,
Me mjekra të gjata
Te t’shkurt pantolla e t’gjata ferexhe
Mos u ngatërroni se na gazit në seqe
S’jeni mbet ma as për derse
Rrehnu , rrehnu e u kofte pirolla
Shkon shuplaka fjolla ,fjolla
Kurrë ma mire s’keni ditë
Nestra hipni në minare , e me bërtitë
Ezanin allahu egber ,allahuuuuu egber
Ma mos u rrihni se shkoni në ferr…
O as ferri s’do tu mbajë
Keni rrejt e mashtrua
Shamitë vajzave ju keni shtua
Mjekra t’zeza në djelmëri
Keni fut urrejtje e ideologji
Krejt e huaj për shqiptarë
Mos gënjeni ma qe jeni shqiptarë
Ju jeni butak e zagar!
Jo,jo kurën e kurës s’jeni shqiptar!
Pamje nga takimi i “meshlizit ” në Prizren një qytet neutral as i hoxhës së madh, nga Prishtina , as i të voglit , nga Kaçaniku ,nga qyteti i grykës se heroizmit të brezave shqiptar, duke pas parasysh edhe betejën e Skënderbeut në vlerën kombëtare , po për çudi këta mjekrroshat edhe hoxhallarët mos të themi të gjithë, disa nuk po donë me vlerësuar Skënderbeun si kryetrim i të gjitha kohërave legjendare, si pretekst e paskan se ky, luftoi kundër pushtuesve osman, për ta shpëtuar popullin shqiptar. Siq duket paskan hy në gjynah siq shprehet kryekasapi i përçarjes shqiptare”Hoxhë” Shefqet Krasniqi ,janë hi në haram dhe i zuri sherri i vet!
Për ditën e takimit u debatua disa orë, se ku po mbahet, por sipas këshillit u morr vendimi qe si do qe të ndodhë, aty i kemi vëllezërit, turq e ndërmjetësojnë këtë fesatë,shih mor çfarë imagjinate kanë paria e hoxhallarëve … Fillimisht një ditë para se të takohen në meshlizin e madh, u takua i pari Milazim Krasniqi me Shefqt Krasniqin si njerëz ma “human” qe e priten me keqardhje këtë ngatërrese të kyeimameve “tanë” qe kane filluar me harruar shqipen pas arabishtes po hatrin ja kane e dhe turqishtes. Ata pas një diskutim 48 orësh nuk arritën me bërë pajtimin e dy imamëve, Sabri Bajgora edhe se duket ma liberal, po aq është i revoltuar sa qe nuk lëshoj, pe fare pa ju hakmarrë, ja pa e shti në burg. Pas këtij takimi Milazimi vendosi me thirrur edhe djalin e vet Memlin një burrë me autoritet në Qeveri , një djalë i nderuar i mëhallës, po edhe nga, stafi i vehabistëve mjekrosh sa qe shpirtin e japin për Arabi e Turqi. Bane me mend ditën, kur hyri në zyrët e qeverisë i hoq fotot e Skënder-Beut dhe Nënë Terezës nga muri . Memli Krasniqi si njeri i moderuar në “Ministrinë e Kulturës” nuk u pajtua pa ardhë ,me do burra edhe ma të mëdhenj , ku ai e thirri një ekip burrash të fiseve ,po edhe të “meshlizeve” qe kishin hy ne ngatërresa të tilla me i pajtuar gjaqet . I pari ishte Akademik Rexhep Qosja qe mezi ranë në te, se kishte pas një takim shumë me rëndësi. Takimi kishte karakter politik mes Serbisë e Kosovës për copëtimin e Kosovës dhe me ja dhënë Mitrovicën Serbisë, si një peshqesh , pak çudi po ashtu ka vendos i madhi akademik, Rexhep Qosja , edhe nuk ka djalë nëne me ja prish. Ky e paska njëfarë përkrahje nga të mëdhenjtë e Qeverisë se edhe nja 200.000 euro i ndanë sivjet , nga buxheti i Kosoves .Edhe mos me pas ardhë ,nuk ka prish punë, po këta me këmbëngulje vendosen me marre pjesë edhe ai duke i konsideruar këta dy imam, si të partë e “Kombit” dhe nuk ka kuptim pa qenë edhe Rexhepi i Qosajve!
Sipas burimeve shumë te sakta thanë se është tejet sekret, ai takim vetëm në mes të mëdhenjve, po pala tjetër nga Serbia nuk kishin tituj akademiku, por politikan, po e besa na e ka shti lepurin ne bark se mos po e mashtrojnë se Rexhepit nuk po i nxënë sëpata një vend?
Ndërkohë erdh Rexha me taksi, as ky nuk u pajtua me filluar mbledhjen, pa qenë dikush nga granimi , shih ku i ka shkua mendja akademikut me barazua gjininë femërore me atë mashkulloren, mos me marr qëndrime krye ne vete, pa granim !?…S’ka fjalë! U menduan se kenë me thirrë dhe propozimi ishte i Milazim Krasniqit, se ne këtë takim duhet me marre pjese edhe dikush nga granimi, ku në shenje revolte i biri Memli e kundërshtoj këtë propozim ,duke aluduar se këtë punë e kryejmë ne burrat pa granim .Baba, Milazimi ju kërcënua me një ton, të lartë se nuk din ti asgjë, baba te ka shti aty ne politikë e tash me kundërshton! U pa pakëz i revoltuar Milazimi në Memlin. Vazhdoj ma tutje sa qe perpak u rrehen edhe babë e birë. Ai vazhdoi qëndrimin e vet, granimi duhet me qenë këtu, pa tjetër. U hidhura Memli dhe ja nisi me lozur me një fëmijë ,vene re foton naltë!?. Foto nga vendi i ngjarjes qe u arrit te mbetet fotoja e vitit . Ky pastaj në mbledhje (meshliz) mbeti vetëm sa për sy e faqe ! Here luante me fëmijë, here e prishte qetësinë qe shpesh here u detyrua Rexha tu terhjek vërejtjen i Pastaj e thirren edhe një .Ikballe Berisha Huduti, drejtoresh e Organizatës Edukative Kulturore merrna me mend e zgjedhur si përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Festivalin e Parë Ndërkombëtar për Femrat Myslimane, të organizuar në Teheran qe kurrë nuk e kam ditë qe kjo është “shpëtimtarja e kombit shqiptar” i ka lënë pas edhe “Flora Çitakun” besa edhe kryetaren aktuale “Atifeten Jahjagen” imagjinoni! Në pamje kanë sigurisht ndonjë gjene të përbashkët me Memlin. Ikballja, buzët i kishte të njëjta si të Memlit ,pos behania ishte se Memli edhe se u rrit, si kali i madh i ka gjestet e fëmijëve, prapë mund ta quash “buzëqumështi i Milazimit” akoma po jetë ne rangun e fëmijëve, po pak hajlaz kështu e ka mësuar Milazimi…
Pastaj edhe Ikballja pasi erdh nuk pranoj veten me qene prej granimit, po propozoj qe aty me i sjell edhe do shoqe të veta ,duke kushtëzuar qe të jenë të mbuluara. Ashtu u veprua erdhi edhe një grup grashë , se Milazimi ashtu edhe i donë me qene “nemuzli” . Koha e takimit ishte përcaktuar për orën 12.h . Po për shkaqe te mosmarrëveshjeve , se kush te merr pjesë u shty ky “meshliz ” me çka pas pak arritën edhe delegacionet e përfaqësuara nga gratë e mbuluara .
Mbledhjen e hapi Fuad Ramiqi. Ky kish marre pjese në takime të tilla edhe jashtë Kosovës qe me një rast ndërhyri në pajtim me ish liderin e Libisë Gadafin tani ma i vrarë nga populli i vet për keqperdorim e dhe mashtrime ! Gadafi ishin kanë hidhura me një komshi të vetin ,besa shkuar puna goxha thellë! Gadafi ja paska nguc gruan, por fale Ramiqit u pajtuan e mbuluan atë marre !. Fuadi Rami e elektrizoj situatën dhe ja prishi propozimin Milazimit qe të mbahet seanca këtu, burra e gra nuk shkon po duhet ndare në grupe të punës me shqyrtuar këtë ngatërresë në mes dy imamëve . Pas polemikave të shumta ,qe për pak u shndërrua në shkëmbim grushtesh, u realizuar ky propozim , qe seanca të ndahet në grupe grupe . Aty zemërimi i Milazimit ishte i vrojtuar se kish pas plan me u ul afër Ikballës si pa qellim, me ja shkel këmbën, me ja mat impulsin sa po i rrah zemra … Po ai planifikoj qe edhe një grua tjetër t’i del ne njërin krah Milazimit me qellim që të jetë Milazimi afër buzëtrashës Ikballe Hudutit . Seanca e këtij meshlizi është duke vazhduar në grupe të ndara e qe pas takimit do të ndërmerret një qëndrim i prerë i një konkluzë! Në propozimet e takimit rrjedha është shumë pak shpresëdhënëse ,sipas pamjes në salla, veç e veç. Ka propozime të ashpra, për të dy palët, zor se do te vije deri te mbaresa .Milazimi mbet me një hajmali ne dorë duke u lutur qe ishalla nuk bëhet ma keq, se nuk i shkon për shtati askujt kjo prej ne myslimanëve kështu donte të thoshte , e për shqiptarë as qe i ra ndër mend kush me qit edhe të vetmen fjalë. Seanca është duke vazhduar për çudi në gjuhen arabishte. Nuk dihet se çka do te na sjellin orët e ardhme, gjakrat janë ngrit dhe gjendja është tejet e tensionuar shihet se janë nda ne dy rryma edhe se Rexhep Qosja po mundohet me qenë në qendër të vëmendjes me Ikballën po ndërhyjnë si këndesit herë Fuadi ,herë Milazimi, pa i përfill titullin e akademiku…Kaq për sot në të ardhme do të raportojmë për epilogun e kësaj seance “Meshlizit” se si do te rrjedh.
Foto-Reportazh satirik nga Prizreni 2012
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”