Armata: Kupa u mbush, do ta zbrazim mbi kokat e sllavo-maqedonasve dhe serbëve
Mitrovicë, 20 prill 2012 NOA.al – Armata për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare (AÇTOSH), kërkon të ndalet patrullimi maqedonas në Tetovë dhe Strugë dhe lëshon paralajmërimin: “Kupa u mbush dhe do ta zbrazim mbi kokat e sllavo-maqedonasve dhe serbëve dhe mbi kokat e tradhtarëve të kombit tonë”.
Kjo organizatë publikisht me pamje filmike ende nuk ka dalë, por përmes rrugëve elektronike të komunikimit këmbëngul se është aktive dhe se angazhohet për çështjen kombëtare, raporton noa.al.
Për Shtabin e Përgjithshëm të Armatës për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare (AÇTOSH), ka folur sot Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kushtrim Mitrovica tha sot se “sikur të mos mjaftonin tensionet e fundit në trojet etnike shqiptare nën IRJM, të shkaktuara nga Gruevski dhe banda e tij, tani u shtohet edhe patrullimi i policisë serbe në Tetovë dhe Strugë, në kuadër të „marrëveshjes” Jankullovska –Daçiç për bashkëpunim midis policive sllave, për të shtypur sa më egër shqiptarët të pushtuar dhe të kolonizuar nga Ilirida”.
Në këtë pikë siç citon agjencia noa.al, vjen thirrja nga Mitrovica: “I bëjmë thirrje kryebanditit Gruevski dhe bandës së tij serbofilësh të mos bëjë këtë hap, pra patrullimin e policëve serbë në trojet tona arbërore se përndryshe nuk do të gjejnë veç trupa të civilëve, por edhe të paramilitarëve të tyre!”.
Një tjetër paralajmërim, është: “Mos shkelni mbi trojet tona se na detyroni të ndërmarrim aksione dhe me çdo kush do t’i largojmë sllavët nga trojet tona etnike, pavarësisht sa kohë mund të marrë. I kërkojmë popullit shqiptar të mos i braktise tokat e veta siç ka ndodhur ditë më parë, por të rezistojë dhe të jetë më të bashkuar se kurrë. Kupa u mbush dhe do ta zbrazim mbi kokat e sllavo-maqedonasve dhe serbëve dhe mbi kokat e tradhtarëve të kombit tonë”.
Thirrja nga Mitrovica mbyllet kështu: “Ju paralajmërojmë ende një herë: tërhiquni nga trojet tona etnike ose përballuni me pasojat e një lufte të dytë më të madhe se ajo e vitit 2001, se tani jemi më të bashkuar se kurrë”.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”