Daçiç: Sukses i madh, zgjedhjet serbe në Kosovë sipas ligjeve tona
Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, presidenciale e lokale në Serbi më 6 maj, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se “posedon informacione, se ekstremistët shqiptarë dhe formacionet paraushtarake kërcënojnë me aksione, që synojnë sipas tij pengimin e zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj”.
Daçiç në një prononcim për gazetarët në Beograd tha se ekzistojnë informacione të shërbimeve serbe dhe të huaja se jo vetëm “Qeveria e Prishtinës, por edhe grupe të ndryshme ekstreme të shqiptarëve, që nuk janë nën kontrollin e KFOR-it dhe EULEX-it, po planifikojnë aksione”, thotë REL.
Shefi i policisë serbe, ka thënë se këto grupe po planifikojnë “sulme fizike ndaj vendvotimeve serbe, konfiskim dhe djegie të materialit zgjedhor, si dhe arrestime e sulme ndaj njerëzve që marrin pjesë në komisionet zgjedhore”.
Ministri i Brendshëm serb tha se për shkak të këtyre aksioneve, KFOR-i ka përforcuar praninë në Kosovë.
Daçiç vlerësoi se është sukses i madh për Serbinë që zgjedhjet në Kosovë do të mbahen sipas ligjeve serbe, Rezolutës 1244 dhe me ndihmën e OSBE-së.
Sipas tij është suksesi më i madh në këto zgjedhje në lidhje me Kosovën.
Më herët gazeta kosovare “Zëri” bëri me dije se misioni ndërkombëtar i OSBE-së në Kosovë kishte bërë një marrëveshje me Qeverinë e Serbisë të shtunën, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.
Sipas Zërit kjo marrëveshje në anashkalim të institucioneve të Kosovës ishte bërë të shtunën.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”