Danaj: Ti largojmë incidentet, me bashkimin e trojeve shqiptare!
Ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe Kosovë, që janë shoqëruar me incidente të shumta po shkaktojnë pakënaqësi të mëdha tek popullata shqiptare. Ndoshta me shekuj shqiptarët duruan, për të qenë të bashkuar, më në fund pas shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur para 100 vitesh, shqiptarët arritën edhe diçka tjetër ta çlirojn Kosovën prej agresorëve serb. Ideatori i Shqipërisë Natyrale Koço Danaj, mendon se koha është që shqptarët mos të jenë kaq të durueshëm ndaj incidentetve të fundit, kështu duke kërkuar bashkim mbarëkombëtar.
“Jemi një komb i ndarë në 5 pjesë. Sot kur të gjitha regjimet në rajon, janë demokratike, sot edhe ne në rruge demokratike kerkojmë të bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi në kurriz të fqinjëve, por askush nga fqinjët tanë, nuk mund të funksionojë normalishtë teksa është ngritur në kurrizin tonë dhe në trojet tona. Ne pranojmë të emancipohemi, ne pranojmë të perfeksionohemi . Por, ne refuzojmë të tjetersohemi. Kurrën e kurrës. Shprehjet tosk, kosovar, gegë, lab, korcar, myzeqar janë nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qenë, jemi dhe do te mbetemi shqiptarë europeistë që nga Presheva deri ne Camëri. Kjo nuk ështe tezë për vertetim, por Postulat për zbatim. Thjesht ne duam të jemi si të tjerët kombe fqinje me ne apo më larg nesh…..” – tha Danaj.
Danaj, është i mendimit se po që se edhe më tej vazhdohet me këtë ritëm shqiptarët edhe më tej do të vazhdojnë të përçahen më tepër, duke iu larguar misionit të çdo shqiptari, një ditë të jetojnë në Shqipërinë Natyrale.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”