Policët e Kosovës, pushime me para të kriminelëve

Ish-komandanti i stacionit Policor në veri të Mitrovicës, Milija Milosheviq, ishte bërë garantues i kriminelëve më të mëdhenj atje. Në këmbim të veprimtarisë kriminale pa pengesë, Milosheviq, i njohur si “Piksi”, përfitonte pagë mujore të rregullt, vetura, pushime verore në Budvë, dreka e darka. Dikush i paguante 300 euro në muaj, dikush 400, ndërsa Zvonko Veselinoviq ishte donatori më i madh. Në këtë mënyrë, kontrabanda e naftës, alkoolit, drogës e armëve zhvillohej pa ndonjë pengesë serioze në veri të Kosovës.

Në dosjet e hetuesve të EULEX-it të siguruara nga “Koha Ditore”, shihet se Milosheviqi kishte pasur përcjellje të afërt nga kolegët e tij ndërkombëtarë. Dinin gjithçka për të, sikurse edhe autoritetet përgjegjëse të Prishtinës. Mirëpo, kurrkush nuk e pengonte derisa doli hapur duke e thyer zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës.

Kur bashkëpunëtorët e tij arrestoheshin nga policë serbë të Kosovës, ndërhynte Milosheviq. Zhdukte raportet dhe bllokonte hetimet. Bile në një rast i kishte kthyer armën e zënë pa leje djalit të njërit prej liderëve të veriut, Milan Ivanoviq.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT