Qosja: Mos e prekni Himnin kombëtar

Tiranë, 10 prill – Akademik Rexhep Qosja është i mendimit se institucionet e Shqipërisë nuk duhet që të prekin Himnin kombëtar, pasi që kohëve të fundit u tha se ky himn duhet të ndryshohet.

 Qosja në një intervistë telefonike për gazetën Shqiptarja.com ka thënë se himni nuk duhet të ndryshohet.“Jo, them se jo. Nuk bëhen këto ndërhyrje në Himnin kombëtar.

 Ai është krijuar atëherë kur është krijuar. Ka një emër, ka një autor, ka një traditë, s’mundet… Unë nuk e përfill një propozim të tillë”, ka thënë Qosja në këtë intervistë.

 Sipas akademikut kosovar në këtë rast shkelet edhe e drejta e autorit, por edhe mund të cenohet aspekti historik i himnit kombëtar.

“Si dokument historik kemi të bëjmë me një ndërrim të autenticitetit, origjinalitetit, vlerës. Atëkohë është menduar ashtu. Pse burrë? Kanë luftuar burrat, nuk kanë luftuar gratë. Ka edhe raste të veçuara që kanë luftuar gratë, si në rastin kur partizanët i futën në radhët e luftës edhe gratë, pak a shumë. Por jo, s’ka qenë traditë për shqiptarin. Nuk mund ta ndërrojmë të kaluarën. Ka qenë e këtillë. Nuk më duket propozim i arsyeshëm”, ka thënë Qosja.

 
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT