“Ç’na duhet flamuri në gjysëmshtizë kur në spital nuk ka ilaçe?”

Daja i njërës prej të plagosurave në Spitalin Ushtarak thotë se atyre nuk u duhet flamuri në gjysëmshtizë kur në spital nuk ka ilaçe.

Pëllumb Xhoni, daja i Mirsie Bibës nga Kavaja tha për GSH se doktorët vetëm mbushin receta.

“Doktori di vetëm të plotësojë recetat, pasi spital nuk siguron ilaçe. Ne jemi të detyruar t’i blejmë vetë në farmaci. Në ngjarje të tilla besoj se shteti më shumë se kurrë duhet të sensibilizohet. Ne si familjarë nuk ka çfarë na duhet flamuri në gjysëm shtizë, as vizita e kryeministrit, po të sigurohen ilaçet. Këtu nuk kanë as ilaçe për sytë, pale për të tjerat,” thotë Gjoni.

Kryeministri do të vizitojë të mbijetuarat. Nëse viziton edhe mbesën tuaj, do ia bëni prezent këtë problem?

Po, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i jap recetën dhe t’i them se këto ilaçe më duhen.

Sa ju kanë kushtuar ilaçet?

Nuk bëhet fjalë për shuma parash, por këtu hyn në mes morali. Si është e mundur që edhe për një ngjarje të rëndë si kjo, ku humbasin jetën 13 persona, thuajse të gjithë studentë, shteti nuk siguron dot ilaçet. Sa për shëndetin e Mirsies, nuk kursejmë asgjë se Zoti bëri mrekulli. Nuk flitet për para, por për mbështetje nga shteti, që ka detyrë të mbrojë jetët tona. Mirësia është e siguruar dhe as ilaçet s’ia sigurojnë dot. Ç’të presë më shumë.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT