Eurovizion, Rona Nishliu sot në finale

BAKU-Rona Nishliu do të performojë sot e treta në natën finale të Eurovizion, në skenën Crystal Hall në Baku të Azerbajxhanit.

Pas përzgjedhjes së finalistëve, gjatë një konference për shtyp, u hodh shorti ku Nishliu zgjodhi numri 3. Kënga “Suus” e shkruar nga vetë këngëtarja kosovare dhe e kompozuar nga Florent Boshnjaku, ka arritur të shkojë në finale.

Finalja e Eurosong mbahet sonte dhe transmetimi i saj fillon në orën 21:00. Rona Nishliu këndon e treta dhe kodi ku shqiptarët në diasporë mund ta votojnë është 03. Në sondazhet e “Wiwi Bloggs”, që i dedikohet Festivalit Europian të këngës, Shqipëria me 1551 vota është një ndër tre këngët më të mira, pas Suedisë me 3032 vota e Rumanisë me 2538.

Edhe këtë vit votimi i konkurrentëve u nda 50 me 50 mes jurisë profesioniste të çdo vendi dhe televotimeve të publikut.
Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë do të konkurojë për çmimin e madh sëbashku me shtetet si Greqia, Rusia, Austria, Finlanda, Izraeli, Mali i Zi, Zvicra, Bullgaria, Malta, Turqia, etj. Rona Nishliu është krahasuar nga mediat e huaja për zërin e saj si Aretha Franklin apo mbretëreshën e muzikës “funk”, Chaka Khan.

Dje, një ditë para finales, që mbahet sonte në Baku të Azerbajxhanit, talenti që u krahasua me Aretha Franklin, rrëfeu për “Gazeta Shqiptare” emocionet e 22 majit, kur ajo këndoi e qau për Shqipërinë në skenën e Festivalit Europian. Për të, emocionet e asaj nate kanë qenë më të mëdhatë e jetës së saj, e megjithëkëtë ajo ia doli të merrte duartrokitje gjatë interpretimit. Veç kësaj, Rona na tregon pritshmëritë e shpresat për finalen e sotshme dhe urimet e pafundme që ka marrë, edhe nga krerë të lartë të shtetit.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT