Homazhe në Preshevë “Lugina me JU”

Dhjetëra të rinj të Luginës së Preshevës kanë bërë homazhe në nderim të studentëve shqiptarë të Elbasanit që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. 
Të rinjtë shqiptarë të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë ndezën qirinj pranë komunës në Preshevës dhe vendosën trëndafila të bardhë në nderim të studentëve që humbën jetën dhe duke lutur shërimin sa më të shpejt të të lënduarve, që po shërohen në spitalet shqiptare. 

“Në këto momente mendja dhe zemrat tona janë tek familjet e viktimave, të cilave iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, si dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve, tha për “Presheva”, Enkel Rexhepi aktivistë i KDNJ-së në Preshevë, duke theksuar se këtij aktiviteti homazh të tyre i janë bashkëngjitur dhe janë solidarizuar me dhembjen mijëra qytetarë të Luginës. 


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT