Mërgim Brahimi: Refuzova Zvicren, luaj vetëm për Shqipërinë!

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit,  më 27 maj në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll,  luan ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Iranit. I ftuar për herë të parë në Kombëtaren A, është edhe 20 vjeçari mesfushori i Grasshopers-it,  Mërgim Brahimi.
Familja e Mërgimit është më origjinë nga Istogu, ndërsa Mërgimi është i lindur në Zvicër, ai kurrë nuk e ka harruar origjinën e tij, dhe flet me shumë dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishte 6 vjeç kur vëllai i tij Arifi e pa talentin e Mërgimit, dhe vendosi ta mbështesë atë dhe ti qëndroj pranë në çdo hap të karrierës deri sot.
Mërgimi është anëtar Kombëtares U-21, me të cilën ka zhvilluar 8 ndeshje, dhe ka shënuar një gol.
Në një prononcim ekskluziv për portalin ASPORT,para ndeshjes me Iranin,  Mërgimi, tregon për grumbullimin e tij me Kombëtaren A, kontratën e tij me klubin aktual dhe për refuzimin që i bëri  Kombëtares së Zvicrës.
Asport:  Mërgim, ju jeni ftuar për herë të parë me Kombëtaren A, dhe pritet që të debutoni kundër Iranit, si ndihesh?
Mërgim Brahimi: Se fsheh faktin që jam shumë i gëzuar me ftesën e De Biasi-t. Jam shumë i kënaqur me ambientin këtu dhe nëse me jepet rasti të luaj do ta jap maksimumin, si çdoherë.
Asport: Para se ta zgjidhnit Shqiërinë, ju  keni patur edhe nje ftesë që ti bashkoheshit Kombëtares së  Zvicres, pse e ke zgjedh Shqipërinë përpara Zvicrës?
Mërgim Brahimi:  Po, është e vertetë që kam patur ofertë nga Zvicra, e cila më ka kërkuar që unë ti bashkohesha ekipeve zingjirë të Kombëtares së Zvicrës, këto tentativa  kanë zgjatur për  3 vite rresht, derisa edhe ata u bindën që unë kisha në zemër Shqipërinë. Pra, e zgjodha Shqipërinë sepse jam shqiptar, dhe si i tillë, e ndjej obligim kombëtar që të jap kontributin tim drejt ëndërrës sonë të përbashkët, kualifikimit për në “Brazil 2014” .
Asport:  Kontrata juaj përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, ka ndonjë lëvizje këtë verë, apo pritni ta përfundoni kontraten me  Grasshopersin?
Mërgim Brahimi: Nuk e di  akoma, tani për tani jam i koncentruar vetëm tek klubi aktual, edhe besoj se ta respektoj kontratën deri në mbarim të saj (qershor 2013).
Asport:  Çfarë mendoni për gjasat e Shqipërisë për eliminatoret  e “Brazil 2014” që nisin në vjeshtë ?
Mërgim Brahimi:  Topi është i rrumbullakët, gjithashtu edhe futbolli është lojë transparente, që nënkupton se ne mundemi të mposhtim çdo kundërshtar nëse luajm mirë. Nuk ka asgjë të pamundur, befasitë gjithmonë ndodhin në futboll, dhe kjo është e mira e futbollit.


Asport:  Në grup me Shqipërinë është edhe Zvicra, si e shihni këtë ndeshje?


Mërgim Brahimi:  Mendoj se ndeshja me Zvicrën është më e vështira që na pret neve në rrugën drejt kualifikimit për “Brazil 2014”. Nëse do luaj në atë ndeshje do të mundohem ti shënoj gol Zvicrës, të cilin gol do t’ua dedikoja gjithë shqiptarëve.


Asport:  Lojtari yt i preferuar ?
Mërgim Brahimi: Kam respekt për të gjithë lojtarët në Kombëtare,  por nëse më duhet ta them një emër, ai padyshim që është emri i kapitenit Lorik Cana, të cilin e shohë si frymëzim i gjithë lojtarëve të tjerë që luajnë më Kombëtaren.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT