Partitë në Maqedoni, mbështesin thirrjen e DioGuardit për unifikim

Me nismën e ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joe DioGuardi pritet të nisin bisedimet midis bllokut politik opozitar shqiptarë për unifikimin e faktorit politik shqiptar.

Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane, në bashkëpunim me komunitetet shqiptare në disa shtete të SHBA-ve kanë nxitur bashkëveprimin e partive politike shqiptare. Ish-kongresisti republikan i ka dërguar një letër disa nga partive për të mbështetur projektin e tij për unifikimin e partive shqiptare.

Disa nga partitë opozitare theksojnë se përshëndesin nismën e tillë, mirëpo nuk kanë konfirmuar ndonjë sinjal për nisjen e negociatave të mundshme. Jozyrtarisht mësohet se mbështetje thirrjes së DioGuardit dhe komunitetit shqiptaro – amerikan në SHBA i kanë dhënë disa nga partitë politike si RDK, DR, BDSH dhe partitë e tjera. Dy partitë e mëdha BDI dhe PDSH kanë përjashtuar mundësinë e një mbështetje të ndonjë nisme për unifikimin e partive shqiptare.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT