Policët ndihmojnë kontrabandistët në veri
Katër policë të Kosovës dyshohen se u kanë mundësuar kontrabandistëve në veri të Kosovës futjen e dhjetëra kamionëve mallra në mënyrë të paligjshme. Kjo veprimtari u ka zgjatur shumë kohë derisa janë zënë nga kolegë të tyre të Drejtorisë kundër krimeve ekonomike. Por në një rast ata nuk i kishin kryer punët “mirë”. Janë zënë duke mundësuar kontrabandë nga kolegët e tyre shqiptarë.
Policia ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Qarkut të Mitrovicës kundër Nebojsa Milicit, Sergjan Vukadinovicit, Dejan Vucinicit dhe Nenad Gjuricit nën dyshimin se kanë shpërdoruar detyrën zyrtare.
“Dyshohen se Nenad Gjuric me gradën kapiten në Policinë e Kosovës, rreshteri policor Dejan Vuçinic, zyrtari policor Sërgjan Vukadinovic, kanë shpërdorur detyrën zyrtare, pasi që njësia ROSU në fshatin Rudar të Komunës së Zveçanit ka ndaluar cisternën e llojit DAF me ngjyrë të kuqe me targa ‘PA 107-335’ në të cilën kanë qenë të ngarkuara substancë-tretës RIE DIDLO S6006/X në sasi prej 23.340 litrave në vlerë prej 17.738.40 euro”, ka thënë Policia në kallëzimin penal, shkruan “Koha Ditore”.
Drejtoria kundër krimeve ekonomike ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori edhe kundër dy serbëve që dyshohet se kanë penguar Policinë e Kosovës në kryerjen e detyrave zyrtare, duke bërë kontrabandë të mallrave.
Një kallëzim tjetër penal është dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut të Mitrovicës edhe kundër Erxhan Atashit, Përparim Behramit dhe Bashkim Danit për kontrabandë malli dhe pengim të personave zyrtarë.
Me gjithë përpjekjet e autoriteteve për ndalimin e kontrabandës, ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite pa ndonjë pengesë.
Rajonet e Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit shfrytëzohen për kontrabandë dhe krim të organizuar. Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i dinë për to, por nuk është bërë asnjë hap serioz për bllokimin e këtyre rrugëve “alternative”. Bile njëra prej tyre kalon rrënjë kampit “Nothing Hill” në afërsi të Zveçanit.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”