Tmerr në Shkodër,policia dhunon femrat dhe shan aktivistët e AK (VIDEO)

Si polici mercenare duket policia shqiptare,e cila nuk është për të mbrojtur qytetarët por interesat e qeverisë.
Në dy video shokuese në Shkodër duket policia që ndërhyn në momentin që  aktivistët e Aleancës KuqeZi po shpërndanin karta anëtarësie në qendër të qytetit të Shkodrës. Aleanca KuqeZi thotë se presioni i tyre është i papranueshëm, ndërkohë që ka denoncuar edhe arrestimin e dy aktivistëve.
“Po shpërndanim kontratën kuqezi dhe kartat e anëtarësisë kur policia ka arrestuar disa nga aktivistët tanë. Në grupin e aktivistëve të dhunuar, pjesa më e madhe ishin femra. Policia ka arrestuar aktivistin Rigert Kapllani dhe Albert Ceci. Ne i bëjmë apel dhe thirrje policisë që të lirojë aktivistët e AK. E drejta e tubimeve është e mbrojtur me Kushtetutë. Aktivistët tanë janë provokuar disa herë me fyerje dhe sharje. Aktivistët tanë nuk reaguan ndaj provokimeve,” thotë AK në një deklaratë për shtyp.

“Sulmi policor ka qenë i qëllimshëm dhe në formë presioni. Aktivistët tanë janë provokuar disa herë nga strukturat shtetërore. Ne nuk do i trembemi presionit të policisë së Jozefinës. Me mijëra shkodranë janë bashkuar kundër regjimit të Jozefinës. Të shtunën do jenë me mijëra qytetarë që do dalin përkrah nesh në djepin e qytetarisë,” vijon deklarata.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”


Back to top button
LAJMET E FUNDIT