Berisha i porositë fqinjët, të lirohen nga paragjykimet ndaj shqiptarëve
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se Lidhja e Prizrenit përbën mrekullinë më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave. Ndërsa nga Prizreni, ai i porositi fqinjët tanë, të lirohen nga paragjykimet ndaj shqiptarëve dhe t’i lënë në një anë tentimet që edhe të tjetër kanë bërë mjaftë të tilla dhe u kanë shkuar huq. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se rilindasit shqiptarë ishin personalitete që me dualizëm shqiptar vunë themelet e ndërgjegjes kombëtare, duke tejkaluar ndarjet krahinore, politike dhe fetare.
Të dielën në Prizren është mbajtur manifestimi qendror për shënimin e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku të pranishëm ishin dy kryeministrat shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetari i BDI-së, Ali Aahmeti, ministra e deputetë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe shumë qytetarë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se sot është një festë e madhe dhe se janë mbledhur në qytetin historik të Prizrenit, të shënojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, për ta nderuar ngjarjen më madhore të kombit shqiptar në shekullin XIX dhe 134 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ai tha se Lidhja e Prizrenit, është organizata më e rëndësishme ushtarake dhe politike e popullit shqiptar.
Thaçi po ashtu pohoi se më 10 qershor 1978 përfaqësues të viseve shqiptare u mblodhën në Prizren dhe e themeluan organizatën me karakter politik-ushtarak, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, që iu kundërvu copëtimit të tokave shqiptare me të gjitha mjetet.
Ai tha se rilindasit shqiptarë ishin personalitete që me dualizëm shqiptar vunë themelet e ndërgjegjes kombëtare, duke tejkaluar ndarjet krahinore, politike dhe fetare. Rilindja Kombëtare, sipas tij krijoi vetëdije për identitetin kombëtar shqiptar. Për këtë kontribut iluminist dhe intelektual ai tha se shqiptarët i janë mirënjohës asaj plejade mendjendritur që punoi me aq përkushtim patriotik, si Naim dhe Sami Frashëri, Gjergj Fishta dhe Faik Konicës, personalitete këto që me mençuri dhe vizion, reaguan përballë rreziqeve që cenonin ekzistencën fizike të popullit tonë.
“Në zhvillimet dramatike që kaluan shqiptarët gjatë luftës së parë ballkanike, ndodhi paradoksi historik. Territori shqiptar që kishte kontribuar më së shumti për bërjen e Shqipërisë, Kosova por dhe viset tjera shqiptare mbeten jashtë Shqipërisë. Kosova me gjithë fatin tragjik, e ruajti esencën dhe bërthamën e saj kombëtare. Gratë dhe burrat që u angazhuan në procesin e pavarësisë së Shqipërisë, vazhduan me të njëjtin idealizëm për çlirimin e Kosovës, duke dhënë jetën për ëndrrat dhe idealin e lirisë së Hasan Prishtinës, Shotë Galicës, Azem Bejtës dhe shumë patriotë të tjerë. Pavarësia e Kosovës në shekullin 21, e korrigjoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve në fillim të shekullit XX. Pavarësia e Kosovës, i dha kuptim edhe Lidhjes së Prizrenit. Pavarësia e Kosovës i dha kuptim dhe Pavarësisë së Shqipërisë dhe forcoi kombin shqiptar”, tha ai.
Kryeministri Thaçi me rastin e shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në emër të institucioneve të Kosovës shprehu falënderim për NATON, SHBA-të dhe të gjithë mbështetësit e Kosovës.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se Lidhja e Prizrenit përbën mrekullinë më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave. Lidhja e Prizrenit sipas tij shënon ngjarjen më kulmore pas luftërave të Skënderbeut në Historinë e kombit tonë, ngjarje në të cilën shqiptarët që shtriheshin në territorit e Ballkanit kishin qenë subjekt sulmesh, pushtimesh barbarish dhe ndarjesh të shumta.
Lidhja e Prizrenit, siç tha ai, ia doli të përballet me pushtetin dhe vullnetet e liga të superfuqive. Lidhja e Prizrenit sipas tij shpalli integritetin e territoreve shqiptareve dhe i tha botës së për shqiptarët dhe trojet e tyre do të vendosim ne vet shqiptarët. Andaj edhe sot çdo shqiptar kudo që është përulet me nderimin me të thellë, para këtij tempulli ku lindi populli shqiptar si opsion politik, ku lindi ideali i bashkimit të trojeve shqiptare.
“Nga Prizreni edhe njëherë dua t’i ftoi fqinjët tanë, të lirohen nga paragjykimet ndaj shqiptarëve dhe t’i lënë në një anë tentimet që edhe të tjetër kanë bërë mjaftë të tilla dhe u kanë shkuar huq. Të përpiqemi që së bashku të ndërtojmë atë të ardhme që kërkojnë popujt tonë. të përpiqemi të ndërtojmë të ardhmen evropiane si e ardhmja më e shkëlqyer e shqiptarëve”, tha ai.
Ai nga Prizreni i ftoi shqiptarët që së bashku të përpiqen të ndërtojnë të ardhmen evropiane, si e ardhmja më e shkëlqyer, për të gjithë banorët e këtij gadishulli.
Edhe Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDI), tha se Lidhja e Prizrenit ishte ajo që mbajti gjallë shqiptarët.
“Ne jemi nga palca e gurit dhe e këtyre burrave që 134 vjet më parë i bashkuan shqiptarët. Andaj ne nuk na mbetet gjë tjetër si elitë shqiptare të vazhdojmë që shqiptarët të jemi të bashkuar në Bruksel. Që jo shumë larg të mbeten pa kufi të shndërrohet në relikte, siç i ka shndërruar Evropa”, tha ai.
Ramadan Muja, kryetar i Komunës së Prizrenit, tha se janë mbledhur sot në përvjetorin e 134-të të Lidhjes së Prizrenit, për të festuar së bashku këtë ditë të madhe të kombit tonë, këtë vit kur ky përvjetor bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse mbahet në 100 vjetorin e republikës së pavarësisë Shqipërisë.
Muja po ashtu pohoi se pas 100 vjet përpjekje dhe sakrifica, lufta çlirimtare e Kosovës, është shembull më i mirë i historisë më të re të Ballkanit dhe Evropës së për liri demokraci dhe vizion evropian.
Sot në këtë përvjetor të lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe 100 vjetorin e shtetit shqiptar, ai tha se Kosova e pavarur demokratike e sovrane, i qëndron besnike dhe bashkërrugëton me Shqipërinë dhe kombin shqiptar, drejtë Evropës për të ofruar vlerat e veta në familjen e madhe të kombeve të lira.
“Themelet e konceptit liridashës e patriotik të kombit tonë, u vunë në këtë vend para 134 vjetësh. Të bashkuar në mendje një trup dhe njëzëri, burrat e mëdhenjtë të trojeve shqiptare, nderuan përpjekjet, vuajtjet dashurinë për liri, ëndrrën për shtet dhe shtruan rrugën për kombin tonë, me vullnet qytetar e atdhedashës. Misioni i organizatës politiko ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që 134 vjet, është udhërrëfyesi më i mirë i përpjekjeve tona për shtet dhe të ardhme të ndritur”, tha Muja.
Ndryshe, me aktivitete të shumta në Prizren, sot shënohet 134 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku manifestimi qendror ishte në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
Po ashtu gjatë ditës, do të ketë edhe organizime tjera, si organizimi i panairit të produkteve vendore, e organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Komuna e Prizrenit, pastaj fillon Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Roli i mërgatës në shetformim” dhe për ta bërë sa më madhështore këtë ditë, do të mbahet edhe një koncert, me pjesëmarrjen e artistëve të ansambleve folklorike nga Shqipëria dhe Kosova.
Shënimi 134 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizohet në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”