Fqinjët serbë e romë të dyshuar për vrasjen e shqiptarëve

Prishtinë, 22 qershor – Shqiptarë, serbë e romë kishin jetuar në paqe në fshatin Krushë e Vogël deri më 23 mars 1999. Atë ditë serbët pakicë do të merrnin në dorë fatin e shqiptarëve shumicë. Pak orë para se të nisnin bombardimet e NATO-s mbi forcat ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë, pothuajse të gjithë serbët e fshatit do të visheshin me uniforma të milicisë së Serbisë dhe do të armatoseshin me “Kallashnikovë”. Dy ditë më vonë ata do të nisnin një fushatë përndjekjesh e vrasjesh të shqiptarëve. Nuk do t’u shpëtonin as meshkujt 13 vjeç e pleqtë mbi 70 vjet. 

54 serbë kryesisht të këtij fshati dhe dy romë dyshohen se janë përfshirë në vrasjen dhe djegien e trupave të 110 meshkujve të fshatit Krushë e Vogël, e cila konsiderohet si njëra prej masakrave më të mëdha në Kosovë.  

Prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, që punon në Prokurorinë e Qarkut të Prizrenit, ka identifikuar të dyshuarit të cilët i përshkruan si kriminelë mizorë që kanë vrarë fqinjët e tyre të pafajshëm. 

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” 

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT