Haziri: Të hiqet taksa e sigurimit për shqiptarët e Kosovës Lindore

Një nga drejtuesit e lartë të LDK-së në Kosovë, Lutfi Haziri ka kërkuar që urgjentisht të hiqet taksa e sigurimit për shqiptarët e Kosovës Lindore.

“Ne kemi parasysh faktin se pjesa më e madhe e shqiptarëve të asaj pjese kanë lidhje familjare me pjesën e regjionit tonë si dhe pjesa më e madhe e tregtisë së asaj pjese është bërë në regjionin tonë dhe direkt ky fakt ka ndikuar në zhvillim ekonomik të rajonit tonë dhe masat e fundit të qeverisë së vendit në emër të reciprocitetit duke caktuar tarifa të sigurimit kanë dëmtuar dhe cenuar interesin e tyre për të pasur liri të lëvizjes, cenim të raporteve familjare dhe pengesa të shumta të natyrave të ndryshme si dhe ekonomikisht na kanë dëmtuar si regjion”, deklaroi deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka theksuar se taksat e tilla në emër të reciprocitetit me Serbinë nuk vlejnë aspak për serbët, që përdorin dhe shfrytëzojnë korridore të lira në pjesën veriore të Kosovës, duke hyrë e dalur nga Kosova, pa paguar taksat e sigurimit.

Sipas tij, përderisa këtë privilegj sipas parimit të diskriminimit pozitivë nuk e kanë shqiptaret e Kosovës Lindore prandaj mendojmë se ne si institucione shtetërore duhet më tepër të kujdesemi për atë pjesë dhe kryesisht në krijim të kushteve më të mira dhe liri të lëvizjes pa pengesa.

Haziri ka thënë se regjioni i Gjilanit ka përgjegjësinë të jetë në krahë të shqiptarëve të Kosovës Lindore duke mbrojtur dhe luftuar për interesat e tyre në institucionet e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, do të ishte mirë që për at pjesë të shqiptarëve institucionet e republikës së Kosovës të aplikojnë kritere të veçanta’’Diskriminim pozitiv’’për shqiptarët e asaj pjese.

“Duke u bazuar në këtë që e thamë më lartë ne kërkojmë zyrtarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të heqin në tersi tarifën e sigurimit si dhe ti aplikojnë disa kritere pozitive që ndikojnë në integrim sa më të mirë të asaj pjese në vendin tonë”, ka thënë Haziri.

 –^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
          Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT