KFOR dënon sulmin ndaj serbëve, por jo edhe ndaj Policëve!?

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për medie, ka dënuar fuqishëm, siç thuhet, “aktin e dhunshëm dhe të mjerueshëm me koktej Molotov ndaj pesë autobusëve serbë në afërsi të “Hotelit Victory” në Prishtinë që ndodhi sot më herët”.

KFOR-i ndërkaq ka përshëndetur përkushtimin e institucioneve përgjegjëse që të kryejnë hetim të plotë për këtë akt të dënueshëm.

“Ky veprim i turpshëm është në kundërshtim me integritetin e mbajtjes së ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe nuk ka vend në zhvillimet aktuale të një shoqërie moderne”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot është përleshur me një grup serbësh, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dhe, teksa po i kthenin drejt kufirit Kosovë-Serbi, në Merdare, serbët kanë sulmuar Policinë e Kosovës me gurë dhe gjësende tjera, duke lënduar kështu 32 zyrtarë policorë.

E për këtë incident, KFOR-i e as institucionet tjera ndërkombëtare në vendin tonë, nuk kanë reaguar fare.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT