Në shtator definohet opozita shqiptare në Maqedoni
Në shtator pritet definimi i bllokut opozitar shqiptar, pas nismës për tu bashkuar disa nga partitë politike shqiptare.
Tri partitë shqiptare të opozitës RDK, DR, BDSH tashmë janë shprehur unanime për arritjen e një marrëveshje për një aleancë të re shqiptare, mirëpo jozyrtarisht mësohet se definimi i marrëveshjes do të bëhet pas pushimeve vjetore.
“Ne jemi të hapur për të zgjeruar rrethin e bashkëpunimit duke respektuar çdo palë dhe çdo shqiptarë. Synimi ynë është që të tubojmë të gjithë shqiptarët rreth një platforme të përbashkët për nxjerrjen e shqiptarëve nga kriza dhe diskriminimi institucional në Maqedoni”, theksoi për INA, një zyrtar i lartë i opozitës shqiptare.
Liderët e këtyre tri partive Rufi Osmani, Kastriot Haxhirexha dhe Bardhyl Mahmuti kanë komunikime jozyrtare dhe se parimisht janë dakorduar për të krijuar një bllok të ri politik.
Nga ana tjetër, akoma nuk dihet qëndrimi i PDSH-së kundrejt një nisme të tillë, e cila pasoi pas thirrjes dhe dërgimit të kërkesës nga Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA) dhe shoqatat shqiptaro- amerikane në SHBA.
Nisma e tillë është përkrahur edhe nga subjekte tjera politike dhe asociacione qytetare, ndërsa synimi i aleancës së re është që të tubojë edhe personalitete të dalluara shqiptare në Maqedoni.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”