Prizreni Kuq e zi
Për nder të shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 100 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Prizreni është stolisur me flamuj kombëtar. Një flamur kombëtar i përmasave të mëdha, është vendosur në këto çaste tek rrethi i parë në hyrje të Prizrenit, në rrugën Suharekë – Prizren.
Ndryshe, me aktivitete të shumta në Prizren, sot shënohet 134 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku manifestimi qendror do të mbahet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, ndërsa të pranishëm do të jenë dy kryeministrat shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha.
Po ashtu gjatë ditës, do të ketë edhe organizime tjera, si organizimi i panairit të produkteve vendore, e organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Komuna e Prizrenit, pastaj fillon Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Roli i mërgatës në shetformim” dhe për ta bërë sa më madhështore këtë ditë, do të mbahet edhe një koncert, me pjesëmarrjen e artistëve të ansambleve folklorike nga Shqipëria dhe Kosova.
Shënimi 134 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizohet në kuadër të aktiviteteve të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”