Serbët plagosin 24 policë të Kosovës në Merdare
Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policies”, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi i cili është shprehur për Radion Evropa e Lirë se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.

Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.
Ai gjithashtu u shpreh se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
“Kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizante futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë plagosur disa policë, kryesisht bëhet fjalë për plagosje me gurë. Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën serbe”, theksoi ai.

Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit. Këtë vit, komuniteti serb shënon 623-vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”
Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, janë duke u diagnostikuar nëntë policët e lënduar nga turma e serbëve të cilët në mëngjesin e së enjtes tentuan që me dhunë të hyjnë në piken kufitare Merdare. Drejtues të kësaj qendre, në një konferencë për media, kanë thënë se të gjithë policët janë të lënduar nga mjetet e forta, duke përfshirë edhe gurët, ndërsa kanë mohuar që të lënduarit jenë plagosur me armë zjarri.
“Sipas informatës zyrtare në Klinikën emergjente kanë arritur gjithsej nëntë të lënduar dhe 5 prej tyre janë me lëndime të kokës. Bëhet fjalë për lëndime sipërfaqësore, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz që do ta rrezikonte jetën e të lënduarve, ndërsa sa i përket lëndimeve të katër të tjerëve, bëhet fjalë për lëndime të ekstremiteteve të poshtme dhe lëndime të fytyrës”, ka thënë Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani.
Beji “Like” me poshte faqes ne facebook ” Zgjohu Shqiptar !!! “ — Me pas klikoni ketu per ta shperndare ne profilin tuaj. Faleminderit !