Serbia e Maqedonia kishin negociuar për shkëmbim territoresh shqiptare

Sipas ish kryeministrit maqedonas Lubço Georgievski, në periudhën 2001-2003 Serbia dhe Maqedonia kanë zhvilluar bisedime për shkëmbim territoresh mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan sot “Lajm” i Shkupit. Edhe më interesant është fakti se Georgievski thotë se për shkëmbimin e tillë ka biseduar me ish kryeministrin serb Zoran Gjingjiq.

Edhe pse Georgievski nuk përmend saktësisht se në cilën periudhë janë zhvilluar këto negociata, dihet se Gjingjiq ka qenë kryeministër serb në periudhën 2001-2003, kur edhe humbi jetën në një atentat.

Georgievski ka përmendur vetëm ish kryeministrin serb Gjingjiq si bashkëbisedues rreth idesë për shkëmbim territoresh, duke lënë të hapur dilemën nëse në ato biseda kanë marrë pjesë zyrtarë të atëhershëm nga Shqipëria, Kosova ose përfaqësues shqiptarë nga Maqedonia.

Këto detaje ish kryeministri maqedonas i ka publikuar në një libër ku flet për karrierën e tij politike. Libri ende nuk është paraqitur në shitje, mirëpo prej tani ka ngjallë interes të madh në opinion, pasi pjesë të tij janë transmetuar në disa media maqedonase.

Edhe Akademia Maqedonase e Shkencave dhe arteve gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni doli me një propozim për shkëmbim territoresh, sipas të cilit pjesë të Tetovës, Dibrës dhe Gostivarit do t’i bashkëngjiteshin Shqipërisë, kurse rajoni i Likovës në Maqedoninë verilindore do t’i bashkëngjitej Kosovës. Sipas këtij propozimi, që u përkrah edhe nga kryeministri i atëhershëm Lubço Georgievski, Maqedonia në shkëmbim do të merrte qytetin e Pogradecit, zonën e Prespës dhe bregliqenin e Ohrit e Prespës.

Me këtë propozim, nga i cili më pas Akademia maqedonase u distancua, parashihej edhe shkëmbim i popullatës shqiptare dhe maqedonase nga territoret që do të shkëmbeheshin mes dy vendeve.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT