Zgjedhjet në Medvegjë, shqiptarët marrin rreth 16 % të votave
Medvegjë, (Serbi) 25 qershor 2012, NOA – Janë shpallur mbrëmë vonë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme lokale të mbajtura në Medvegjë. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik e Florim Sahiti ka fituar 15.59 për qind të votave nga numri i përgjithshëm 10102 votuesve. Ndërkaq sipas këtij komisioni zgjedhjet e sivjetme lokale i ka fituar përsëri kryetari aktual Sllobodan Drashkoviç, me mbi 46 % të votave kurse vendet tjera i kanë fituar partitë e vogla serbe.
Numri i këshilltarëve të zgjedhur në mandatin e ardhshëm komunal në Medvegjë do të publikohet pas llogaritjes së votave. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen sot dhe kështu në një afat kohor do të konstituohet parlamenti komunal i Medvegjës që do të ketë edhe shqiptarë.
Kuvendi i ardhshëm komunal i Medvegjës do të përbëhet nga 35 këshilltarë.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”