Zvicër, varrezat e myslimanëve shqiptarë të kosovës, si të hebrenjve
| Myslimanët shqiptarë në Zvicër |
Myslimanët shqiptarë në Zvicër kanë kërkuar që varrezat e tyre atje të jenë si ato të hebrenjve, ku të respektohet e drejta fetare dhe të kenë një hapësirë të posaçme.
Këtë zgjidhje e propozoi bashkësia shqiptare myslimane në Zvicër. Dje Parlamenti Kantonal i St. Gallen në Zvicër vendosi që të hapen varreza edhe për besimtarët e feve jo të krishtera.
Kryetari i bashkësisë shqiptare Islame në Zvicër, Mustafë Mehmeti, tha se, “me këtë vendim krijohen kushte për të siguruar vende për varreza të myslimanëve, por në komunat e vogla ku ka më pak myslimanë aty nuk plotësohen kushtet për të siguruar të drejtën e tyre fetare dhe në kontekst nuk bëhet trajtimi i barabartë i myslimanëve në Zvicër”.
Nga ana tjetër, Alivebi Mediu, imam në xhaminë e Rorschachut në St Gallen, ka përshëndetur vendimin e parlamentit kantonal dhe ka thënë se, nuk do të kërkojë parcela për varreza në të gjitha komunat.
“Ne si komunitet mysliman duhet të zhvillojmë raporte të ndërsjella me udhëheqësit e komunave në Zvicër, të kemi dyert e hapura më shpesh nëpër xhamit tona dhe natyrisht t’ju sqarojmë nevojat tona. Ne nuk do të kërkojmë varreza në çdo komunë, por do të shikojmë ku është më së lehti të arrihet te qëllimi ynë”, tha imami nga St Galleni.
Nga ana tjetër, politikania e re shqiptare, Majlinda Sylejmani, thotë se, në disa komuna mund të merren vendime që nuk janë në favor të myslimanëve, sipas saj, është e drejtë e secilit të vendosë se ku të varroset pas vdekjes.
“Ne si mërgimtarë jemi të kënaqur nëse na mundësohet t’i varrosim familjarët tanë në Zvicër pas vdekjes, atëherë do të mundemi edhe t’u bëjmë nderime sa herë që dëshirojmë dhe të mos jemi larg varrezave të tyre. Sepse është dhimbje shumë e madhe nëse e di se njeriun që e pate në rrethin familjar të jetë varrosur larg familjarëve që jetojnë në Zvicër”, tha politikania e partisë së të rinjve të CVP-së të St.Gallenit, Majlinda Sylejmani.
Në Zvicër tashmë ekzistojnë varreza të veçanta ku myslimanët varrosen sipas riteve të tyre fetare në disa qytete, si në Cyrih, Bernë, Bazel dhe Gjenevë. Nga kjo vjeshtë një hapësirë për varrimin e myslimanëve do të jetë në dispozicion edhe në Winterthur.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”