Arifi: Serbia krijon fotografi të zymtë për Luginën e Preshevës

Kryetari i komunës së Bujanocit Mr Nagip Arifi ka marrë pjesë në tryezën me temën“ Politika speciale për Serbinë e Jugut” , e cila është mbajtur të premtën në media qendrën në Beograd, ndërkaq para fillimit të debatit është transmetuar dokumentari “Njerëzit pa Ëndrra”.
Ndërkohë Kryetari i komunës së Buajnocit Mr Nagip Arifi, në fjalimin e tij që e kishte bërë në gjuhën shqipe ai bërë vërejtje drejt autorëve të dokumentarit të cilët sipas tij as 50 përqind e gjendjes reale nuk është paraqitur në këtë dokumentarë.
Sipas Arifit, në komunën e Bujanocit dhe të Preshevës në disa vendbanime popullata jeton si në shekullin e 15, duke ndjerë mungesën e rrymës elektrike dhe të ujit, edhe pse nëpër disa vendbanime ka mbetur një numër i vogël i popullatë. Ndaj jo që nuk kanë perspektivë por numri i forcave të sigurisë është aq shumë i madhë sa që nuk dihet se çfar bëjnë dhe kend e ruajnë.
Ai ka deklaruar se komuna e Buajnocit e ka përpiluar planin strategjik të zhvillimit për vitin 2007 – 2017 dhe në bazë të kësaj strategjie komuna e Buajnocit në vitin 2010 është shpallur komunë me ambient të volitshëm për investime.
Veç tjerash Arifi ka potencuar edhe mosinteresimin e Qeverisë së Sërbisë për të investuar në komunën e Buajnocit njëkohësisht edhe mos gadishmërinë e ruajtjes së stabilitetit në këtë rajon. Kreu i komunës së Bujanocit ka kërkar publikisht edhe objektin për hapjen e fakultetit në komunën e Buajnocit ku njëkohësiht i ka bërë me dije se proceduara e privatizimit në Bujanoc nuk është zhvilluar në mënyrë të drejtë.
Në këtë debat të pranishëm ishin Ervin Hofer, ambasadore e zvicrrës në Beograd, Jorgovanka Tabakoviq, nënkryetare e Partis përparimtare Serbe, Ekonomisti Aleksandër Stevanoviq, kryetari Vranjës, Zoran Antiq, Studenjtja e fakultetit ekonomik në Bujanic, Zymrite Halimi dhe drejtoresha e qendrës mediale Ofelia Backoviq-Shami, pastaj Ambasadorja e SHBA-së Meri Vorlik dhe menaxheri i programit të PBILD Nikolas Herkules. Filmi Njerzit pa ëndrra është projekt i qendrës mediale të Beogradit, ndërkaq është financuar nga programi PBILD.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT