‘Armata e veriut’, kërcënon qytetarët serbë
Billborde me mbishkrimin ‘Severna Armija’ (Armata e veriut) në të cilat shihet edhe fytyra e një ushtari të uniformuar, të vendosura nëpër vende të ndryshme në veri të Kosovës, paraqesin shqetësim për shumë qytetarë në veri, duke përfshirë këtu edhe forcat e sigurisë në Kosovë.
Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se një mbishkrim me përmbajtje dhe fotografi të tillë në formë të gravuar, ndodhet edhe në një kioskë në qendër të Zveçanit që është vepër e grupeve ekstremiste në veri.
Sipas këtyre burimeve, kjo armatë është themeluar nga grupe famëkëqija serbe të ekstremit të djathë që luftojnë për Serbinë e madhe dhe të pastër me krishterë ortodoksë, duke përfshirë këtu edhe një pjesë të territorit të Kosovës.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.