Balla: Qeveria po importon mbetje nga Serbia, Mediu: Gjithçka është e ligjshme
| Taulant Balla |
Seanca e sotme plenare nisi me një minutë heshtje për shkrimtarin kosovar, Ali Podrimja, i cili humbi jetën të shtunën e 21 korrikut, në një pyll afër qytetit Lodeve të Francës, prej ku kishte humbur kontaktet tri ditë më herët.
Seanca e sotme në Kuvend ka pasur debate të forta midis mazhorancës dhe opozitës, ku kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci kërkoi që ligjvënësve t’u shpërndahet propozimi i socialistëve për ndryshimet Kushtetuese.
Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, kundërshtoi Ruçin, duke thënë se ajo do t’iu shpërndahet personave të interesuar në bazë të rregullores.
Ndërsa Ilir Gjoni, në fjalën e tij tha se PS-ja po has vështirësi në zbatimin e vendimit të Komisionit të Sigurisë për kontrollin e parlamentit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Debatet midis forcave politike kanë vijuar më tej, duke u ashpërsuar, ku opozita e ka akuzuar qeverinë se po importon në vendin tonë mbetje edhe nga Serbia.
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka thënë qeveria i ka dhënë licenca dy kompanive të mbetjeve, duke filluar kështu importin e plehrave.
“Dje qeveria ka filluar importin e plehrave. Qeveria ka dhënë dy licenca. Ju nëpërmjet këtij pr/ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, keni miratuar dy kompani që do të sjellin mbetje alumini dhe plastike. Zoti ministër kini ndërmend që në këto ditë të fundit të qeverisë të sillni plehra edhe nga Sërbia”,- tha Balla.
Pas tij ka reaguar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili është shprehur se i gjithë procesi i licencimit është i ligjshëm, dhe gjithçka është bërë me vendime qeverie.
“Zoti Balla dua të them se ka një ligj për menaxhimin e mbetjeve. Ka dy vendime të mbetjeve të miratuara nga qeveria juaj. Në vitin 2010 qeveria ka miratuar nismën e gjelbër, dhe e kemi reduktuar sasinë e mbetjeve për import nga 56 në 26. Procesi i mbetjeve ka ardhur pas një kërkesa të Shoqërisë Everest, të cilat i përdor bujqësia, e cila ka nevojë për materiale të ricikluara. Asnjë gjë nuk është e paligjshme, nuk është e drejta e ministrit të qëndrojë as mbi referendumet apo vendime që nuk qëndrojnë”,- tha Mediu.
Më tej ai u shpreh se asnjë mbetje nuk hyn nga Serbia po nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Sipas tij vlerësim ka patur edhe nga komisioneri i çështjeve të mjedisit në Komisionin Evropian, që sipas tij në krahasim me vendet e tjera ne kemi masa më shtrënguese.
Akuza ka patur edhe nga deputeti socialist Besnik Bare, i cili ka thënë se ne fillimisht duhet që të pastrojmë vendin tonë, pastaj të marrim mbetjet e vendeve tona. Ai tha se një evropian paguan si taksë 100 lekë për kilogram mbi riciklimin e mbetjeve, ndërsa taksa paguajnë edhe vendasi, edhe pse ajo është në masën 50 lekë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.