Mathieu Aref kurrorëzohet me çmimin “Sami Frashëri” nga populli, me doktoraturë nga Sorbonna

Nga: Shoqëria Bashkimi-Shqiptar

 “Pellazgët, Greqia e lashtë dhe Pellazgo-Shqiptarët” ishte emërtuar konferenca që u mbajtë në Lion me rastin e përvjetorit të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar, e cila mundësoi, komunitetit shqiptar të Francës dhe Zvicrës të nderonte Mathieu Arefin për kontributin e çmuar ndriçimit të së vërtetës mbi paraardhësit tanë Pellazgë në zanafillë të civilizimit grek dhe Evropian. Në emër të komunitetit të Lionit Shoqëra Bashkimi Shqiptar dekoroj Mathieu Aref me çmimin “Sami Frashëri” i cili iu dorëzua solemnisht nga Konsulli i nderit i Shqipërisë Z. Denis di Leonardo. Me këtë kurrorëzim Mathieu Aref u nisë për në ceremoninë solemne të doktorëve të Sorbonnës duke bartur mbi supe të vërtetën e historisë sonë të lashtë dhe gdhendur atë në arkivat e diturisë botërore me besimin se ato s’do të harrohen më kurrë.
Me rastin e përvjetorit të saj Shoqëria Bashkimi Shqiptar  kishte vendosur të vazhdonte me traditën e saj që përmes një konference rreth një personaliteti dhe një libri që trajton tema të rëndësishme për kohën të ngritë në debat publik një çështje me rëndësi të veçantë për Kombin. Vitin e kaluar ishte zgjedhur Nusret Pllana dhe libri i tij i mirënjohur për terrorin serb mbi shqiptarët me ç’rast Shoqëria kthente vëmendjën në luftën e uçk-së dhe masakratë çnjerëzore serbe në një kohë kur makineria serbe dhe mercenarët e saj mundoheshin të harrohej gjenocidi ndaj shqiptarëve duke tentuar njëherazi të njollosej lufta e uçk-së. Në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare Shoqëria vendosi të vë theksin në kontributin Pellazgë civilizimit Evropian, pasaardhës legjitim të cilëve jane shqiptarët, trashëgimtarët unik të kulturës më të vjetër Evropiane e cila gjendet ende sot në gjuhë, në toponime por edhe në xhubletën karakteristike me motive Pellazgo-pagane.

Gilbert Gardes dekorohet me çmimin Sami Frashëri
Mathieu Arefi, shkrimtar, specialistë i civilizimit të Greqisë së lashtë, gjuhëtar njëherazi edhe mërgimtar i hershëm shqiptar kishte zgjedhur të vije dy ditë më parë që të takohej edhe me bashkatdhetarët dhe anëtarët e Shoqërisë. Shqiptar me origjinë nga Mati,  i lindur në Egjiptë në vitin 1938 në vendin ku ende lulëzonte pushteti i dinastisë së Mehmet Ali Pashës dëshironte me këtë rast të ndjeh ngrohtësinë e komunitetit dhe të ndajë edhe përvojën e tij prej mërgimtari. Përgjatë pushtetit shqiptar njëqind e pesëdhjetë vjeçar ishte mundësuar në Egjiptë lulëzimi i kolonive shqiptare duke kthyer këto kolonia në një sërë Shqipëria të vogla përtej deti ku shqiptarët kishin një peshë të madhe si për nga numri edhe për nga statutit shoqëror. Gjatë takimëve me pjesëtarët e komunitetit në familjët e mëdhaja të Lionit, Mathieu Arefi, ishte nën një presion të madhë pyetjësh nga kurreshtja e bashkatdhetarëve jo vetëm mbi paraardhësit tanë të lashtë por edhe mbi jetën e shqiptarëve në Egjiptë, organizimin e tyre dhe jetën e përditshme në Egjiptin e asaj kohe. Dukej sikur sytë i xixëllonin kur Ai fliste për rininë e tij në Egjiptë dhe dokët e zakonët e kohës të ruajtura nga tradita e mirëfilltë shqiptare. Para shqiptarëve të Lionit shfaqej pasqyrimi i një bote të shkuar, një historie për një komunitet të madhë dhe të fortë në shoqërinë egjiptiane, i cili zhvillonte artët dhe diturinë, kishte krijuar një copë Shqipërie në secilën koloni të Egjiptit por i cili nuk ishte më.
Mathieu Aref tregonte me një luks detajësh e anekdotash çdo çastë nga kujtimët e tij. Ashtu, Ai rrëfente si fliste i Ati me Mbretin Faruk në gjuhën shqipe, tregonte për bisedat dhe problematikat e kohës duke dhën një pasqyrim për ngritjën, shkëlqimin dhe rëniën e komunitetit shqiptar në Egjiptë. Njëherazi, komuniteti mësoj për përjetimin e këtij komuniteti dhe vuajtjët e tij, kur shqiptarët u detyruan të lëshonin Egjiptin mbas rrëzimit të Farukut të II nga Naseri dhe persekutimët ndaj të huajve që pasuan. Pas rrëfimëve të tij, Mati u drejtohej me një emocion të ndjeshëm ndëgjuesve duke u treguar edhe entuziasmin e tij me komunitetin e Lionit. “Êshtë hera e parë që shoh një komunitet aq dinamikë, ku shqiptarët janë aq të afërt dhe bashkëpunojnë aq shumë me njëri tjetrin dhe kjo më kujton Egjiptin e rinisë sime që kam lën para 51 vjete.

Kryetari Arban Bislimi, Gilbert Gardes, Z. Di Leonardo, Mathieu Aref
 Ekipi i “Bicephale Production” nga rajoni i Lausannës në Zvicër na bëri nderin të vije edhe këtë vitë për të marrë pjesë në konferencën e rastit duke e xhiruar dhe intervistuar personalitetët që të përgaditej një dokumentar destinuar publikut frankofonë. Konferenca u hapë nga historiani i Artit i Qendrës hulumtuese kombëtare franceze (CNRS)  Gilbert Gardes i cili është njëkohësisht Drejtor i promovimit të kulturës në Shoqërinë Bashkimi Shqiptar. Gilbert Gardes i kishte kushtuar Mathieu Arefit një tekstë ku krahasonte ndërmarrjën e ti me zjarrin e Prometeut duke theksuar se “nëse nuk u sjell shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të rikthejnë kujtesën e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës”. Gilbert Gardes duke vërë theksin në historinë tragjike të popullit shqiptar dhe në luftën e tij për ti rezistuar vullnetit shfarosës të egërsirave ballkanike theksoj epërsinë e re që ka marrë gjuha shqipe sot. “Më parë e përçmuar, gjuha shqipe merrë sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke apo serbe, por edhe mbi disa klasifikime që prekin edhe gjuhën franceze siç është ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-evropiane.”

Z.Di Leonardo dorëzon Mathieu Arefit çmimin Sami Frashëri
Mathieu Arefi i drejtoj një falemderim të theskuar Gilbert Gardes për fjalimin e tij që tronditi publikun aq për nga bukuria sa për nga njohuritë e thella të historianit dhe respektin e tij për gjuhën, historinë dhe civilizimin shqiptar. Konferenca e Mathieu Arefit ktheu publikun shqiptar dhe francezë në kohët e lashta duke ofruar njohuri të reja mbi lashtësinë dhe origjinën e qytetërimit Evropian. Qytetërim i cili gjen zanafillën e tij në kulturën e Greqisë së lashtë dhe qytetërimin romak, posaçërisht në qytetërimin Pellazge dhe atë Etrusk, burimët e njohura të tyre. Me një tonë  të qetë por me një saktësie argumentuese prej kirurgu Mathieu Aref përgjatë më shumë se një ore tregonte për të vërtetat që ka dëshmuar. Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII (P.E.S), ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morrën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por  pjesë e civilizimit Pellazgjik. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjët dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqipëtarëve në përgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve. Këto ishin shkurtimisht tezat e Mathieu Arefit të cilave iu pranua karakteri shkencor nga juria ë Sorbonës së famshme në janar dhe të cilat mahnitën për dy orë rreshtë publikun e Lionit.
Në përmbyllje të konferencës Arban Bislimi në cilësinë e Kryetarit të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar, zbuloj vendimin e Shoqërisë Bashkimi Shqiptar për ti dhën, në emër të komunitetit të Lionit, Mathieu Arefit çmimin “Sami Frashëri”. Cmimi simbolizonte mirënjohjen e komunitetit për punën hulumtuese shkencore tridhjetvjeçare në kërkim të së vërtetës mbi Pellazgët dhe shqiptarët dhe  për shembëlltyrën shkencore dhe njerëzore të treguar. Me një emocion të veçantë, Konsulli i nderit i Shqipërisë Z. Di Leonardo i dorëzoi Matit këtë çmim nga i cili u prekë aq shumë. “Dua të falemderoj Shoqërinë Bashkimi Shqiptar për punën e shkëlqyeshme që ka bërë, një organizim i tillë është unik në Francë! Kjo Shoqërië i bën nderë gjithë Shqiptarëve prandaj e them me krenari se është nderë për mua të jem sot në mesin tuaj.” u shpreh Mathieu Aref.
Edhe më i emocionuar nga një çmim i tillë u tregua historiani Gilbert Gardes kur mësoi në të njejtin moment me publikun se Shoqëria kishte vendosur ta dekoroj me çmimin Sami Frashëri. Një sëkret i tillë ishte mbajtur me xhelozi edhe nga vet anëtari i Kryesisë (Gilbert Gardes), adhurimin e të cilit për vëllëzërit Frashëri e dinim mirë. Gilbert Gardes është autor i jo më pak se 241 botime që nga viti 1967 kur Ai doktoroi në histori të Artit dhe më pas në letërsi. Që tani disa vite ai është në penzion, por vazhdon të shkruan libra mbi tematika dhe vende të ndryshme në lidhje me historinë e Artit. Gilbert Gardes u bë i njohur ndër shqiptarët për publikimin e guidit të parë mbi Shqipërinë pas komunizmit (1995) dhe serinë e artikujve “Lioni dhe Kosova” të publikuara nga gazeta e qytetit të Lionit në mars-qershor 2006 (përkthyer nga Arban Bislimi në shqip në qershor 2006). Ai vazhdon, përkundër moshës së shtyrë, të shkruaj dhe hulumtoj mbi shqiptarët duke përpunuar që tani një vitë një enciklopedi të vërtetë mbi trashëgimin kulturore në Kosovë destinuar publikut frankofonë. Me këtë synim, Ai ka ngritur një grupë të posaçëm në kuadër të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar i cili punon rregullisht në mbështetje të tij me përkthime të veprave shqiptare më të përsosura mbi Kosovën, trojët shqiptare dhe trashëgimin e tyre kulturore, në gjetjën e materialëve dhe lidhjën e kontaktëve me figurat akademike shqiptare. Shumë i emocionuar me çmimin “Sami Frashëri” Gilbert Gardes theksoi admirimin e tij të pafund për vëllëzërit Frashëri, të cilëve, ua kishte kushtuar edhe një pjesë të bukur në fjalimin e tij. Konsulli i nderit i Shqipërisë i dorëzoj çmimin Sami Frashëri duke theksuar admirimin e tij për veprën e një jete duke i dëshiruar Gilbert Gardes jetë të gjatë që të vazhdoj edhe shumë gjatë të promovoj aq bukur e bujshëm Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Kryetari i Shoqërisë theksoj se thënia e Sami Frashërit dhe emri i tij për këtë çmim është përzgjedhur pikërisht duke pasur parasysh personalitetin dhe kontributin e dy figurave të ndritura që nderojmë sot. “Ata që kanë parë rreze dritë e kanë për detyrë ta përhapin, ta zgjerojnë” ishte shprehur Sami Frashëri dhe është pikërisht një detyrë që kanë bërë një jetë të tërë dy personalitetët tona Mathieu Aref dhe Gilbert Gardes u shpreh Arban Bislimi.        Për ato tregime të bukura mbi komunitetin e Egjiptit, për kontributin e tij Kombit dhe Mërgatës shqiptare, Mathieu Aref u nderua edhe me vlerësimin “Anëtar nderi i Shoqërisë”. Të gjitha këto momente të bukura janë publikuara dhe ngjallën një interesim të madhë te publiku francezë dhe shqiptar në rrjetët shoqërore fal rëportazhit të Shoqërisë filmike “bicephale production” nën titullin “konferenca e Mathieu Arefit “Pellazget, Greqia dhe Pellazgo Shqiptarët” dhe “Mathieu Aref Pélasges et Grèce antique”. Kjo konferencë shkencore për historinë e dhimbshme të Pellazgo-shqiptarëve dhe uzurpimin e tokës dhe kulturës së tyre nga pushtuesit Helen ndodhur para dhjetra shekuj, siç edhe rrëfimët mbi dëbimit e shqiptarëve të Egjiptit për të cilët na fliste me aq shumë pasion Mathieu Aref, nuk na lanë pa na kujtuar edhe historinë e afërt të hidhur të uzurpimit të revolucionit arvanitas në vitin 1830 dhe gjenocidin dhe dëbimin e kombit shqiptar nga trojët Camërisë në këtë përvjetor të gjenocidit Camë.
Konferenca e Mathieu Arefit u vlerësua si konferencë me një sukses të veçantë dhe si e mahnitshme nga të gjithë pjesëmarrësit por veçanërisht nga konsulli i nderit i Shqipërisë i cili nuk fshehu gëzimin e tij për këtë pjesëmarrje. Ajo, siç edhe konferenca e Nusret Pllanës më parë, ishte rastë për takim e bashkëpunim të Shqiptarëve të Lionit dhe qytetëve dhe Shoqatave nga Gjeneva, Lausanna dhe Friburgu gjë që i ipte një karakterë ndërkombëtar. Dokumentari i realizuar nga “bicephale production” mundësoi publikut frankofonë që për herë të parë të ndëgjonte por edhe shikoje xhirime nga një konference shkencore të Mathieu Arefit. Përveq suksesëve shkencore, propagandistike, institucionale një konferencë  tillë mundësoi edhe një ngjarje të bukur njerëzore ku përgjatë tri dite takime e biseda me Mathieu Arefin dashamirësit takuan një personalitet të afërt me njerëz, modestë por edhe shembull i karakterit të fortë të vendosmërisë. Ai ishte në mesin e shokëve si ndër më të vjetrit, si në mesin e të rinjëve. Një njeri që bart si nga studimët e tij, si nga jeta dhe përvoja e tij prej mërgimtari në Egjiptë dhe pastaj në Francë, kujtesën e historisë së shqiptarëve në trojët e tyre dhe në mërgatë. Më në fund duke pasur parasysh prezencën e Shqiptarëve nga të gjitha visët dhe bisedat dashamirëse do të mund të huazonim shprehjën e Nusret Pllanës një vjet më parë kur Ai thoshte se Shoqëria Bashkimi Shqiptar ka krijuar në Lion “Një Shqipëri Natyrale ashtu siç e ka falur Zoti”,

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT