Pandeli Majko: Tema e bashkimit kombëtar nuk është “tabu”
Ish-kryeministri i Shqipërisë, në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko, dhe tani anëtar i kryesisë së PS-së, nuk e konsideron “tabu” temën e bashkimit kombëtar, nëse ajo diskutohet hapur. Ai tha se ta konsiderosh “tabu” një temë të tillë, minimalisht është inferioritet. Në një intervistë ekskluzive për Kosova.Info, Majko, deklaroi se midis Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë majtistë dhe djathtistë, por vetëm interesat e përbashkëta që dy “siamezët” ballkanik do ti ndjekin derisa të ketë shqiptarë në këtë anë të botës. Por, Majko ka një befasi. Ai do të vijë në shtator në Kosovë, të çoj nipin e vet në shkollë. Për këtë, z. Majko thotë se as për fëmijët e tij nuk ka pasur kaq emocion. “Brenda nipit tim, Pirros, fle “Shqipëria e Madhe”…Varianti i tim vëllai. Sigurisht”. theksoi z. Majko. Ai fton të gjithë shqiptarët anekënd botës, që me prezencën e tyre në Vlorë, të madhështojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë./mesazhi
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.