Shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar më Shqipërinë dhe Kosovën

“Për këmbimin e territoreve nuk kam biseduar me asnjë personalitet nga Shqipëria dhe Kosova. Ju e dini se në atë kohë Kosova ishte nën Serbi dhe bisedimet i kemi pas me ish kryeministrin e ndjerë të Serbisë”, deklaroi për “Lajm” ish kryeministri Ljupço Georgievski

Ish kryeministri i Maqedonisë, Ljupço Georgievski, nuk ka diskutuar me asnjë personalitet nga Shqipëria dhe Kosova mbi idenë e këmbimit të territoreve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Diskutimet që janë bërë në vitin 2001, ai i ka pas me ish kryeministrin e Serbisë Zoran Gjinxhiç. I pyetur nga “Lajm” se me cilët persona nga Shqipëria dhe Kosova ka diskutuar për shkëmbimin e territoreve, Georgievski thotë se me askënd nga këto dy shtete ai nuk ka diskutuar mbi këtë çështje. “Për këmbimin e territoreve nuk kam biseduar me asnjë personalitet nga Shqipëria dhe Kosova. Ju e dini se në atë kohë Kosova ishte nën Serbi dhe bisedimet i kemi pas me ish kryeministrin e ndjerë të Serbisë”, deklaroi për “Lajm” ish kryeministri Ljupço Georgievski, nëpërmjet shefit të kabinetit të tij, Vanço Evtimov. Për shkak të atmosferës së krijuar ditëve të fundit, Georgievski i ikën kontaktit të drejtpërdrejtë me mediat, ndaj edhe deklaratën për “Lajm” ai e dha nëpërmjet shefit të kabinetit të tij.

Para pak ditësh ish kryeministri maqedonas, Ljubço Georgievski ka zbuluar se ai dhe kryeministri serb, Zoran Gjinxhiç kanë diskutuar mbi shkëmbimin e territoreve ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjitha detajet e bisedimeve për shkëmbim territoresh dhe ngjarje të tjera që kanë ndodh në atë kohë ai i ka shkruar në librin e tij autobiografik “Ky jam unë”, që u promovua para pak kohësh në Shkup. Sipas Georgievskit shkëmbimin e territoreve mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë e kishin planifikuar me kryeministrin serb, Zoran Gjingjiç, por ky plan nuk është realizuar për shkak të vrasjes së Gjingjiçit. Sipas ish-kryeministrit maqedonas, gjatë këtij shkëmbimi do të duhej që Maqedonia të hiqte dorë nga Gostivari, Dibra dhe Tetova, ndërsa të merrte disa pjesë rreth Liqenit të Prespës. Ish-Kryeministri i Maqedonisë konfirmoi se ai kishte qenë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1999 dhe që atëherë Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright i kishte kërkuar leje për forcat tokësore të NATO-s, për të sulmuar Serbinë nga territori maqedonas. Ai theksoi ai kishte thënë po, por se plani SHBA- NATO nuk ishte zbatuar.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT