Shqiptarët nuk e harrojnë Amerikën dhe atë çfarë bëri për Kosovën

Për nder të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pjesëtarët e FSK-së bënë ndërrimin e flamurit amerikan në Sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë. Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me FSK-në, kishte për qëllim respektimin e këtij simboli dhe respektimin e shtetit Amerikan.

Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se për nder të 4 korrikut Shoqata “Miqtë e Amerikës”, së bashku me FSK-në, kanë paraparë ndërrimin e flamurit të Amerikës, në shenjë respekti për këtë simbol dhe shtetin Amerikan, si dhe për hirë të miqësisë mes Kosovës dhe Amerikës. Ky po ashtu, sipas tij është edhe një mesazh për popullin amerikan, se shqiptarët kurrë nuk do t’i harrojnë ata dhe veprimet që ata bënë për ne. Rexhepi më tej pohoi se me këtë po ashtu duan të tregojmë se populli kosovar, si popull liridashës di t’i ruajë trojet dhe vlerat tona, dhe dinë t’i vlerësojë të gjitha ato, që të tjerët bënë për ne.

Ndryshe, për nder të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së Amerikës, shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të vazhdojë dhe me aktivitet tjera. Evenimenti qendror, është paraparë të organizohet sot në Skenderaj, dhe do të zhvillohet nën Patronatin e Kuvendit Komunal të Skenderajt, ku janë paraparë të mbahen fjalime politike dhe pika artistike nga ansambli “Drenica” e Skenderajt. Po ashtu për nder të kësaj date, është lëshuar në emitim një poster politik, në të cilin janë pesë ish-presidentë dhe presidenti aktual Obama. Specifikë e këtij posteri, janë deklaratat politike, të atyre ish-presidentëve në favor të interesave të Kosovës.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT