Veteranët e UÇK-së: “Qëndrim unik të mbarë kombit shqiptar”
KOSOVË – Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK) ka nismuar qëndrim unik të mbarë kombit shqiptar.
Të fuqizuar nga emblemat e unifikuara të SHVL-UÇK-së me simotrat në Shqipëri, Kosovë, Kosovë Lindore. “Me gjakun e të rënëve të të gjitha periudhave, të rrëmbyerve (të gjetur e të pagjetur), të plagosurve të lirisë, ish-udhëheqësit e LPK, të SHP, të UÇK-së, veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve-martirë vendosmërisht përkrahim vizionin mbarëkombëtar”. Me këtë parim dhe atë të një gjuhe, një historie, një flamuri, një kombi, për të qenë pjesë e shëndoshë e popujve përreth, evropiane e botërore, në të mirë të njerëzimit. “Por vlerat e realizuara deri më tani në Kosovë, Kosovë Lindore, në Iliro – Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, janë të pjesshme dhe të pamjaftueshme, të pakoordinuara politikisht, institucionalisht. Prandaj nismojmë qëndrimin unik të mbarë kombit shqiptar, të fuqizuar nga emblemat e unifikuara të SHVL-UÇK-së me simotrat në Shqipëri, Kosovë, Kosovë Lindore”, thuhet në komunikatën e SHVL-së, të cilës i referohet www.presheva.com. Duke përfunduar me: “Metodat tjera, të cilat janë të bazuara me projektet e imponuara nga Beogradi, Moska, Athina etj “janë të papranueshme dhe të dënueshme”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.