Dioguardi: Të hapen dosjet e komunizmit

“Ndryshe nga shumë vende të Evropës
lindore dhe qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar me të krimet e së
kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet, emrat dhe
aktet e kryera gjatë 45 viteve të komunizmit mbeten ende në hije”.



Kështu thotë këshilltarja për Çështjet Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi.


Dioguardi, e cila së fundmi ka ngritur idenë që Shqipëria të hapë
dosjet e komunizmit, nënvizon në një intervistë për “VOA”, se pa një
ballafaqim me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të
qartë e të qëndrueshme.


“Kemi një popullatë shumë të traumatizuar që nuk ka pasur rastin të shohë drejtësinë. Xhelatët ende ecin të

Xhelatët ende ecin të lirë rrugëve
dhe shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në qeveri. Mungesa e
këtij proçesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e funksionit të qeverisë


Shirley Cloyes Dioguardi
Liga Civile Shqiptaro-Amerikane


lirë rrugëve dhe shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në qeveri.
Mungesa e këtij proçesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e funksionit të
qeverisë”, deklaron Dioguardi.


Sipas saj, një nga arsyet përse Shqipëria nuk është në BE sot, është pikërisht sepse nuk është ballafaquar me të kaluarën.


“Vende si Polonia e Rumania janë në BE. Këto vende kanë vite që
përpiqen të ballafaqohen me të kaluarën. Nëse nuk kuptojmë të kaluarën e
totalitarizmit, nuk mund të kuptojmë të ardhmen, nuk do të mund të ecim
përpara”, nënvizon analistja.


“Për fat të keq, ajo që kemi
vërejtur në Shqipëri janë dy parti: demokratët dhe socialistët, të cilët
në një farë mase e kanë shfrytëzuar këtë histori në interesin e tyre,
në të mirë të një elite të vogël politike, në një kohë kur vendi është
mbërthyer nga korrupsioni dhe varfëria”, vijon Dioguardi, e cila
vlerëson se Shqipëria nuk ka parë përparim në gjithë këto vite.



“Jemi në 2012 dhe vendi është në qorrsokak. Nuk shoh rrugë përpara pa
hapur arkivat, pa parë kush vdiq, kush u burgos, të shohim kush vazhdon
të ecë me mentalitetin e së kaluarës në nivelet e larta të qeverisjes,
të ngremë një komision për të vërtetën dhe ripajtimin dhe të nxjerrim
vrasësit dhe torturuesit para drejtësisë”, pohon më tej ajo.



Pikëpamja ime, shton këshilltarja, është se i gjithë ky episod i
tmerrshëm i historisë së Shqipërisë nën regjimin e Enver Hoxhës është në
fakt manipuluar nga dy partitë kryesore, ajo demokratike dhe ajo
socialiste që nga fillimi i viteve ’90 dhe do të vazhdojë të manipulohet
nëse nuk nxirret në dritë ku të dizinfektohet në arenën ndërkombëtare.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT