Fyle: “Kushti kryesor për Serbinë, Kosova”
BRUKSEL – Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka përsëritur sot “se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën.”
Siç raporton ‘Koha ditore’ në Kosovë, ai ka kërkuar që, Serbia t’i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Këto komente ai i bëri sot në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç, e cila ka pohuar se, udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon.
Fyle ka theksuar rëndësinë që, Serbia t’i plotësojë të gjitha kushtet në fushën e drejtësisë dhe t’i harmonizojë ligjet me Bashkimin Evropian.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.