Krasniqi: Nëse veriut i jepet autonomi, ather të njejtën duhet edhe Luginës

“Po e them edhe një herë, nëse kërkohet një autonomi për serbët e pjesës veriore të Kosovës ajo autonomi duhet t’u jepet edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” , është shprehur Krasniqi.

Kryeparlamentari i  Kosovës Jakup Krasniqi gjatë një interviste për RTV 21 ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të luaj një rolë të rëndësishëm në bisedimet politike me Serbinë.
I pari i Kuvendit ka deklaruar se nëse veriut të Kosovës do t’i jepet një status special, e njëjta gjë duhet të ndodh me shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Po e them edhe një herë, nëse kërkohet një autonomi për serbët e pjesës veriore të Kosovës ajo autonomi duhet t’u jepet edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, është shprehur Krasniqi.
Ai njëherit ka tërheq vëmendjen duke thënë se nuk duhet të hyhet në këto bisedime politike derisa institucionet e vendit të përgatiten për këtë proces.
“Realisht konsideroj që faktori politik në Kosovë nuk është i përgatitur që të fillojë këto bisedime. Së pari, pasi nuk ekziston një frymë politike e gatishmërisë dhe e unifikuar në mes të subjekteve politike në Kosovë dhe nuk është bërë një projekt, një plan, se cilat tema dhe cilat çështje do të duhej që fillimisht të bisedoheshin. Dhe përfundimisht konsideroj se nuk është një frymë e debatit dhe kjo nënkupton një kohë më të gjatë të përgatitjes për këtë proces, natyrisht”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi thekson se në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë e tjera politike. “Është shumë më e arsyeshme që në këtë proces të ketë një përfshirje edhe të partive opozitare. Siç ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve kur pozita dhe opozita kanë ndarë përgjegjësitë bashkë”, ka theksuar më tej Krasniqi
Kryeparlamentari thekson se askush deri më tash nuk ka kërkuar nga Kuvendi që të luajë rolin e tij në bisedimet politike. 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT