Dacic: Mos njihni Kosovën. Thaçi: Shtetësia e paprekshme
WASHINGTON -Nisi sot rreth orës
16:00 seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit për diskutimin e
raportit të Ban Ki- Moon për Kosovën. Të pranishëm në seancë janë
kryeministrat e të dy vendeve, Hashim Thaç i Kosovës dhe Ivica Daçiç i
Serbisë.
Kryeministri serb, Ivica Daçiç bëri thirrje publikisht
për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa shtoi se nuk duhet të
cënohet integriteti territorial i Serbisë.
Daçiç tha se zgjidhja
e situatës me Kosovën është prioritet por megjithatë tha ai,
“marrëveshja duhet të jetë reciproke dhe jo e imponuar”.
Ai akuzoi qeverinë e Kosovës se është bërë pengesë në zhvillimin e dialogut mes dy vendeve.
“BE
të qëndrojnë neutrale për Kosovën”, – deklaroi kryeministri serb.,
ndërsa vijoi duke thënë se “nuk ka tolerancë ndaj besimit tonë fetar”.
Sipas tij ka kërcënime reale për jetën e serbëve në Kosovë.
Nga
ana tjetër, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se statusi i
Kosovës është zgjidhur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe se ajo është
shembull i shtetndërtimit. Sipas Thaçit pothuajse gjysma e shteteve të
OKB e ka njohur Kosovën dhe se “presim ta bëjnë edhe të tjerët”.
Pavarësia është fakt juridik e politik, tha Kryeministri i Kosovës gjatë
fjalës që mbajti në Këshillin e Sigurimit.
“Statusi i Kosovës
është zgjidhur me 17 shkurt 2008 një herë e përgjithmonë. Është fakt që
nga shkurti i vitit 2008 Kosova ka forcuar institucionet. Jam i nderuar
t’ju informoj për procesin e fundit për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së
pavarësisë”, tha Thaçi.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.