Ndahet nga jeta Arbën Xhaferri
Kryetari i Nderit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferri është ndarë sot nga jeta, si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Zëdhënësi i PDSH-së, Agon Ferati ka deklaruar se kryetari i nderit të PDSH-së, Arbën Xhaferri ka ndërruar jetë mesditën e sotme dhe se ceremonia mortore pritet të zhvillohet nesër.
“Kryetari i PDSH ndërroi jetë në një spital të Shkupit si pasojë e gjakderdhjes në kokë që pësoi para pak ditësh. Sulmi i parë ndodhi në 8 gusht dhe pas 7 ditëve përkujdesje, sot pushoi së rrahuri zemra e kryetarit tonë. Jemi në momente të vështira”, është shprehur zëdhënësi Ferati.
Mjeku Sllobodan Damjanoski ka deklaruar se nga ana e stafit mjekësor janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja.
Ish lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri ndodhej prej disa ditësh në koma, në gjendje kritike për jetën.
Xhaferri u gjet në banesën e tij në Tetovë në gjendje kome nga ku u dërgua me urgjencë në drejtim të spitalit.
Mësohet se shkak për përkeqësimin e gjendjes së tij ka qenë një goditje cerebrale që ka pësuar.
Xhaferri prej disa vitesh është tërhequr nga politika dhe herë pas here botonte shkrime dhe bënte analiza në media të ndryshme.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.