Në jug, 135 monumente kulture e historie… gërmadha

NGA: SILVI HALILI
 
Ajo që ndodhi në Korçë me “Shtëpinë e Flamurit” e cila u gërmadhë,
apo ajo që po ndodh përditë me vlerat muzeale, arktektonike, historike
dhe me shtëpitë karakteristike në Tiranë, Berat, Shkodër, Krujë,
Elbasan, ka kohë që po ndodh me të tilla vlera dhe në jug të Shqipërisë,
konkretisht në rrethet Gjirokastër, Përmet, Tepelenë. Po çfarë po ndodh
realisht?
Realiteti i trashgimisë tonë historike e kulturore që na krenon e
na tregon historinë, ngjarjet, kulturën dhe traditat e vendit tonë është
interesant për nga vlerat dhe tepër shqetësus për nga gjendja e tyre
fizike. Përdorim termin “interesant”, për vetë faktin sepse është kjo
histori që ka brenda të kaluarën, të tashmen dhe padyshim, të ardhmen që
do t’i përmbahet vazhdimësisë e ruajtjes së këtyre vlerave që na kanë
lënë e po lënë brezat në Shqipëri. Konkretisht e kemi fjalën për
momumentet e kulturës dhe ato të historisë në rrethet Gjirokastër,
Tepelenë, Përmet. Janë 135 objekte e vende të tillë në të tre rrethet e
jugut, të cilët janë lënë lënë në harresë, pa asnjë përkujdesje qoftë
edhe minimale. Këto janë kisha, xhami, teqe, vepra arti, objekte arti e
kulture, masive natyrore, shpella, kanione, muze, vende historike, vende
të shenjta, mjedise arkeologjike deri në qytete antike, kala historike
etj., të cilat ekzistojnë në inventar, por jo në vëmendjen e
institucioneve që kanë detyrë mbrotjen e tyre nga degradimi, shkatërrimi
e madje deri plackitjet.  Në Gjirokastër, në fshatrat e Lunxhërisë janë
13 kisha të herëshme deri në 400 vjeçare, që rrezikojnë të kthehen në
gërmadha. Po kështu në katër zonat e Gjiokastrës, janë 19 xhami, teqe e
tyrbe me vlera të mëdha kulturore e historike, që po degradojnë
gradualisht, mbasi janë lënë jashtë kujdesit. Në disa zona në Përmet,
ekzistojnë në inventar 25 kisha me “moshë” deri në 300 vjeçare, por janë
tjetërsuar në “kufoma kulturore”, mbasi askush nuk ka investuar asnjë
vëmendje, asnjë qindarkë e asnjë kontribut për t’i mirëmbajtur dhe
restaruara, duke i lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë që 17 xhamitë,
teqet dhe tyrbet e po këtij rrethi, po u zhduken edhe si rrënoja, duke i
grabitur gurët. Madje dhe kryevlera “Qyteti Antigone” është lënë të
tjetërsohet në “kufomë gjigande”, duke përfunduar në atë gjendje fizike
trishtuese, sa ngjason me një shesh gërmadhash e mjedisesh të braktisura
me pamje kullote, ndërkohë që për të ka një drejtori drejtues, punonjës
e specialistë të shumtë të cilët paguhen për të mos e lejuar të humbas
vlerat që ka. E njëjta pamje trishtuese ndeshet dhe në Tepelenë. Në të
tre këto rrethe ka dhe një numër të madh vendesh të shenjta të kthyera
në gërmadha, të cilat banorët e zonave edhe pse janë në gjendje të
shkatërruar e të barkisura nga kujdesi, vazhdojnë t’i frekunetojnë për
pelegrinazhe shpirtërore e eksursione turistike, duke vijuar traditën e
dhjetra brezave të mëparshëm.
Brezat pasardhës, të cilët do kenë mundësinë të pasqyrojnë kulturën
e vendit dhe popullit të tyre tek pasardhësit, me të drejt do na
kujtojnë si një brez primitiv, injorant e shpërfillës ndaj kulturës
kombëtare. Eshtë mundësia e vetme, për të mos ironizuar faktin, se duhet
të ndërgjegjësohemi për veprimet dhe masat që duhet të merren në
mbrojtje e rikonstruksion të këtyre “gërmadhave”, të cilave shteti dhe
ne ne, si për tallje me veten, vazhdojmë t’i quajmë “monumente
kulturore”, të cilat nuk o na mbajnë gjallë, por po na e shuajnë
gradualisht atdhetarizmin dhe dashurin për çdo copëz histori e kulturë
të vëndit apo krahinës tonë. Në jug të Shqipëris gjendet trashëgimi
kulturore e paçmueshme, të cilat kanë marrë emrin “kufomë” pasi janë
shformuar në trajta e gjendje mjerane. Askush nuk ndien përgjegjësi,
përkujdes, apo për të vendosur për rikonstruktim të veçantë ndaj tyre.
Çdo gjë është dhe quhet “në rregull”, për aq kohë sa e kanë një vend
rezervë për hedhje mbeturinash. Rasti më i qartë është në Tepelenë. Në
këtë qytet ka vlera të shumta e të mëdha kulturore e historike, që
përbëjnë pasuri deri kombëtare, si kalaja, ujësjellësi dhe pasarela Ali
Pashë Tepelenës, muzeu historik, varrezat e dëshmorve, uji i ftohtë
Tepelenë, kalaja e Dhemblanit, kalaja e Ilirasit, kalaja e Dragotit,
shtëpia e aktiorit të madh të Hollivudit Sten Dragoti etj. Ka dhe shumë
pasuri të tjera në këtë rreth, të cilat në vetvete mbartin një kulturë,
një histori të caktuar të zonës e kombit. Por gjithçka merr dimension
tjetër trishtues, në momentin kur përmendim gjëndjen egzistuse,
mbarëvajtjen dhe përkudjesjen ndaj kalasë së Ali Pashës, madje edhe të
vet monumentit të Ali Pashës, të cilët janë në degradim. Mund të shihen
fare qartë ambjentet e ndotur e të shkatërruar të saj, që nga hedhja e
plehrave në mënyrë të pa ndërgjegjësuar nga banorët, apo administruesit
dhe deri tek vizitorët. Duke mos harruar as ujrat e zeza të qytetit, të
cilat si “një ujëvarë” e qelbur rrjedhin në gjithë gjatësinë e kësaj
kalaje, duke u derdhur në Vjosë. Me pamjen e këtyre ujërave të zeza,
prezantohesh që në kontaktin e parë që bën me kalanë e Tepelënës.
Do të ishte gjëja më absurde, nëse nuk do të përmëndja edhe
pasarelën e Ali ashë Tepelenës, një vepër monumentale e rrallë edhe në
Botë edne në fukksionim. Pa e egzagjeruar, por me pak fjalë do të thoja,
se i ka mbetur vetëm skeleti për… 4 milion lekë dërrasa bazamneti për
të kaluar kaluar banorët e zonës Beçisht-Dragot drejt qytetit të
Tepelenës!  Fakti që kjo pasarle është e pakalueshme, banorët e
fshatrave Dragot, Beçisht, Damës, Mezhgoran etj, janë të detyruar të
ndjekin të vetmen rrugëzgjidhje: të bëjnë 15 kilometër rrugë.
Edhe një fakt: Janë edhe 20 vepra të tjera historike, të tarditës
kulturore e muzeale në rrethet Gjirokastër, Tepelenë e Përmet të cilat
gjenden të gjitha jashtë funksioni. Është fare e thjeshtë të përmëndim
dis prej tyre: Rrapi i Beçishtit, teqja e Hormovës, Gryka e Këlcyrës
etj, të cilat ditë pas dite i shohim se si shkatërrohen, degradohen e
zhduken dhe ne të gjithë së bashku, shoqëri, inteligjencë, institucione
dhe shtet nuk ndërhyjmë për t’i shpëtuar, por vetëm vazhdojmë të…
heshtim!

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT