Gjokaj refuzon Shqipërinë, e do Zvicrën!
Kombëtarja U21 e Shqipërisë është refuzuar nga një futbollist i ri me origjinë nga Kosova.
Anëtari i Derby Countyt, Valentin Gjokaj, nuk ka shprehur dëshirë për të luajtur me skuadrën ‘kuqezi’, duke preferuar të presë për një mundësi paraqitje me skuadrën përfaqësuese zvicerane.
Gjokaj, gjatë kësaj vere kaloi në Championshipin anglez nga Luzerni, duke bërë një hap mjaft të madh në karrierën e tij. Aty ai po bën paraqitje të mira duke luajtur shpesh edhe si titullar.
“Valentin Gjokaj ka refuzuar mundësinë të luajë me Shqipërinë U21. Ai nuk dëshiron të jetë në Kombëtare”, njoftuan burime të gazetës ‘Sport’ pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjokaj, 19-vjeçar, edhe më parë ka luajtur në periudha të shkurtra në Angli, duke u provuar te Blackburn Rovers dhe të Newcastle United. Mirëpo, ai bindi drejtuesit e Derby Countyt për të nënshkruar me të në gusht të këtij viti. Deri tani, ai ka zhvilluar një ndeshje në Championship (Liga e Dytë angleze), në takimin që përfundoi baras, 2:2, ndaj Sheffield Wednesday. Ai është produkt i shkollës së futbollit në Luzern.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.