Kurti: Qeveria e dobët përballë Serbisë, e egër përballë qytetarëve

Lëvizja “Vetëvendosje”, ka mbledhur në Prishtinë, kryetarët e të gjitha
qendrave dhe pikave të saj në komuna të Kosovës. Në këtë mbledhje të
jashtëzakonshme, lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti, ka folur për
zhvillimet politike në vend. Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se
Qeveria sërish është duke u futur në bisedime të cilat nuk janë në favor
të shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto bisedime vetëm se do t’i
shërbejnë si ndihmesë, shtetit serb, për proceset integruese. Sipas
Kurtit, mënyra e zhvillimit të dialogut dhe temat janë krejtësisht në
pajtim dhe në interes të Serbisë. Kurti, ka deklaruar se Serbia, është e
pakushtëzuar dhe se Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e shantazhuar.

“Sipër Qeverisë së Kosovës ndodhet protektorati ndërkombëtar i cili as
nuk po përfundon e as nuk po përmbyllet, por po hyn përbrenda
institucioneve të Kosovës. Ky protektorat e ka sjellë paqen pa
demokraci, sigurinë pa zhvillim dhe stabilitetin pa liri”, ka thënë
Kurti.

Ai shtoi se qeveria është servile ndaj ndërkombëtarëve. “Stabiliteti në
Kosovë është rehati për burokratët ndërkombëtarë dhe zyrtarët qeveritarë
e kurrsesi për qytetarët e Kosovës. Kemi një Qeveri që është shumë e
dobët karshi Serbisë dhe shumë e egër karshi qytetarëve të Kosovës. Kemi
një Qeveri që është servile karshi burokratëve ndërkombëtarë dhe mizore
ndaj njerëzve vendës këtu”, u shpreh Kurti.

Nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti, ka theksuar se Qeveria me
politikat e saj ekonomike të dështuara është duke dëmtuar qytetarin e
Kosovës. Ahmeti ka deklaruar se privatizimi i ndërmarrjeve publike do të
ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarit. Sipas tij, këtë e
dëshmon edhe shitja apo falja siç e ka quajtur ai, të distribucionit të
KEK-ut.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT