Shqipëria, vendi i ‘Mercedes Benz’-ave dhe i autostradave pa drita
Tiranë- Autostrada Tiranë-Durrës është në terr gjatë natës. Rruga ndoshta më e qarkulluar nga automjete luksoze e deri tek ato të agrikulturës, njerëzit madje dhe kafshët, gjatë natës ndriçohet nga drita e hënës dhe sa mundet nga penetrimi i energjisë së bizneseve të ngritura përgjatë aksit.
Por edhe pse ky segment është tepër strategjik për bizneset e fuqishme, siç janë ato të naftës, (kujtojmë raportin e fundit të Inspektoriatit Qendror Teknik ku thuhet se “Prefektura Tiranë- Kavajë ka numrin më të madh të subjektëve të naftës dhe gazit, 558 të tilla, nga të cilat 103 janë sh.a dhe 455 janë shoqëri sh.p.k”), makinave, ndërtimit etj, s’ka ndriçim.
E kjo gjendje haset edhe përpos objetivit të “Planit të Ri Urbanistik” të kryeqytetit, që synon të thyejë vizat e verdha kur ekspertët trumbetojnë faktin se dy qytetet kanë pozicion strategjik e do të shkojnë drejt bashkimit, si porta hyrëse për investimet në rajon.
Në kuadër të shqetësimeve të udhëtarëve, IDEA verifikoi ankesat e tyre dhe siç shihet edhe në foto autostrada natën është e frikshme, mungon ndriçimi. Ata na thanë se janë të të shqetësuar e frikësuar pasi sipas tyre fushëpamja e këtij aksi është shumë e vështirë gjatë natës, ku edhe aksidentet janë prezente nga momenti në moment.
“Pa drita është shumë e rrezikshme, mezi sheh, këto dritat e biznesve anash nuk shërbejnë për shumë pasi fushëpamjen e kemi shumë të ulët, nëse më del një njeri papritur s’arrij ta shoh e mund ta përplas e s’kam faj. Duhet ndriçimi patjetër”,-tha Armandi, një shofer.
“Durrës-Vorë s’ka fare drita, sakaq nga ana Vorë-Tiranë i ndezin kur duan”,-thotë Dorina Kadiu, e cila e bën disa herë në javë aksin.
Ne tentuam të kontaktonim kompaninë CEZ shpërndarje për zonën e Durrësit dhe Tiranës, por se arritëm as përmes numrit të gjelbër dhe as atij fiks.
Sakaq bizneset përreth thonë se dritat e rrugës janë ndërprerë si pasojë e një vale që ka ndërmarrë CEZ-i kundër debitorëve, kujtojmë këtu edhe protestat e 4 fshatrave të Sukthit dhe Domjes, të cilave u është ndërprerë energjia elektrike.
Në këto kushte aksidentet rrugore ngrenë krye…, në Wikipedia përshkruhet kështu të udhëtuarit me automjete në Shqipëri: “Popullsia është e njohur për një vërshim të madh të automjeteve ‘Mercedes Benz’ që rrjedhin jo vetëm nga statusi i tyre simbolik por edhe nga qëndrueshmëria e tyre në rrugë të trashëguara nga komunizmi dhë ato rurale, ku gjysma e tyre banon dhe kanë çmim të lirë ato të përdorurat.
Makinat Mercedes Benz u morën në pronësi të diktatorit Enver Hoxha dhe thuhet se janë favorizuar nga zyrtarët e tij duke i thnë markës një mbëhsteje edhe përpara se prona private të legalizohej”.
Të dhënat e fundit online në faqen të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, http://www.asp.gov.al/, nuk aksesohen dot për shkak se faqja rezulton jashtë funsionit. Por autostrada Tiranë-Durrës është aksi me më shumë aksidente i raportuar nga studimet e viteve paraardhëse dhe ato në media.
Paçka vetëm në vitin 2010 Shqipëria mori nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim plot 50 milionë Euro për rindërtimin e rrugëve rurale por ato ekzistueset dhe më të frekuenturat janë në terr e për pasojë nën kthetrat e vdekjes që buron nga dhjetra e qindra aksidente përgjatë tyre.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.