Videoklipi i ri i Ritës xhirohet në Kosovë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që videoklipin e radhës ta xhirojë në vendin nga i ka rrënjët.

Në profilin e saj në Facebook shkruan se krijuesja e hitit “Hot Right Now” gjatë muajit shtator do të qëndrojë në Kosovë për xhirimin e klipit të ri.

“Me datë 8 shtator në Kosovë për të xhiruar videoklipin më të ri, në mënyrë që t’i shfaqë botës imazhe nga vendlindja!”, shkruan në rrjetin social.

Më herët është njoftuar se pop-ylli shqiptar me famë botërore shumë shpejt pritet të mbajë edhe një koncert në vendin tonë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT