“Xhakës t’i vijë turp që mendon t’i shënojë gol Shqipërisë”

Presidenti i Federatës Shqiptar të Futbollit (FSHF), Armando Duka, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Shqipërisë ndaj Qipros.

Kuqezinjtë mbrëmë në “Qemal Stafa” mundën qipriotët prej 3-1, në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2014. I pari i FSHF-së, ka thënë është i entuziazmuar me fitoren e djelmoshave të kombëtares. Sipas tij, këta djem luajnë më zemër duke treguar karakter të madh në lojë.

“Jam i entuziazmuar dhe i gëzuar me fitoren. I dua këta djem, sepse dhanë shpirtin në fushë. Kanë luajtur me zemër duke treguar se po të punosh me seriozitet, të besosh tek skuadra dhe të zbatosh planin, atëherë arrin atë që meriton. Me lojën që bëmë, meritua fitoren dhe arritëm atë duke lënë zemrën në fushë. I duam më shpirt kuqezinjtë, sepse luajnë me zemër”, ka thënë Duka.

Shqipëria sfidën e radhës e luan ndaj Zvicrës, në të cilën militojnë pesë shqiptar. Duka tha se nuk i intereson për shqiptarët që luajnë për Zvicrën. Megjithatë, Duka ka shtuar se Granit Xhakës, duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë gol skuadrës që mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij.

“Nuk me intereson asnjë lojtar i kombëtares zvicerane. Për mua ajo ndeshje konsiderohet si takim i radhës ndaj një ekipi shumë të fortë. Një kundërshtar pjesërisht shqipfolës. Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë gol skuadrës që mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij”, tha Duka.

Ndeshja Zvicra-Shqipëria luhet të martën mbrëma në Luzern, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës “Brazili 2014”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT