”Qiriri i Migjenit në Podgorcë”
Këshilli i prindërve të nxënësve të fshatit Podgorcë të Strugës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimet për vazhdimin e problemit të pazgjidhur të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe.
“Problemi i pazgjidhur i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë, dita ditës po merr përmasa tjera, dhe po shkakton gjithnjë e më tepër nervozizëm për neglizhencën dhe injorimin e tyre nga institucionet relevante për zgjidhjen e këtij problemi. Prindërit e shqetësuar, por të vendosur që fëmijët e tyre të mësojnë shqip dhe vetëm shqip, edhe një herë kanë reaguar përmes një njoftimi për opinion, të titulluar me një titull mjaft sinjifikativ, ‘Qiriri i Migjenit në Podgorcë’ që vetvetiu flet se në çfarë gjendje dhe kushte ata megjithate zhvillojnë procesin edukativo-arsimor, pra zhvillojnë mësimin në gjuhën shqipe dhe nuk gjunjëzohen para vendimeve famoze të institucioneve vendore dhe qendrore, pas një manipulimi tre vjeçar nga ana e këtyre institucioneve”, thekson Këshilli i prindërve.
Nxënësit shqiptarë të fshatit Podgorcë të Strugës, po vuajnë të zitë e ullirit. Ata edhe më tutje janë duke vazhduar mësim në shkollën e Podgorcit, në kushte diskriminuese me shokët e tyre maqedonas. Këtyre fëmijëve(janë 18)u mohohet një e drejtë,e garantuar me të gjithë aktet ndërkombëtar, për tu arsimuar në gjuhën amtare. U mohohet edhe një e drejtë e garantuar edhe me Kushtetutën e vendit,neni 44-48,arsim për secilin dhe në kushte të barabarta. Në rast se ka para për nxënësit maqedonas të Pustecit në Shqipëri (të cilët nuk paguajnë tatime në vendin tone), duhet të ketë para edhe për nxënësit shqiptarë të Podgorcit (të cilët pagojnë tatime në vendin tone). Nxënësit shqiptarë të Podgorcit mësojnë në një klasë brenda shkollës “Goce Dellçev” të fshatit. Procesin mësimor për nxënësit shqiptare e realizojnë dy arsimtare shqiptare me shkollim akademik. Mësimi zhvillohet me vetiniciativë dhe me vetë kontribut të prindërve dhe të qytetarëve. Nxënësit shqiptarë çdo ditë i pyesin arsimtarët e vetë, përse ata nuk trajtohen si të tjerët brenda shkollës të njëjtë? Në klasën ku mësimin e mbajnë nxënësit shqiptarë është lëshuar vetëm një faze e rrymës elektrike. Nxënësit në orët e pasdites janë të detyruar të përdorin qirinj. Ky fenomen nuk ndodh me klasët në katin e sipërm ku mësohet maqedonisht.
Nxënësit shqiptarë të Podgorcit janë rast unik në Evropën e shekullit 21. Ata përveç librave dhe fletoreve në çantat e tyre duhet të kenë edhe nga një qiri. Përreth të gjithë shantazhimeve të mësimit shqip në Podgorcë,ne shqiptarët e këtij fshati jemi të vendosur që fëmijët tanë të mësojnë shqip. Për problemin tonë, ne i jemi drejtuar me shkresë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Avokatit të Popullit dhe faktorit ndërkombëtar. Kemi kërkuar të reagojnë për shkelje të një të drejte elementare-mësim në kushte të barabarta për të gjithë. Fatkeqësisht përgjigje nuk kemi marrë nga askush. Të bindur për rrugën tone të drejtë, ne jemi të vendosur të mos lejojmë asimilimin tone, pasi kjo bëhet me moslejim të mësimit në gjuhën amtare –shqip (sipas regjistrimit të vitit 2000, zyrtarisht në Podgorcë shqiptarë janë deklaruar 600 banorë). E vetmja rrugë për realizim së të drejtës tonë, ne do të fillojmë me protesta. Protestat tona do të fillojnë në 26 tetor 2012, dhe do të mbahen çdo të premte të katërtë të muajit, në orën 13.30. Më 26 tetor protesta do të mbahet para Kuvendit Komunal të Strugës. Të premten e katërtë të muajit nëntor, protesta do të mbahet para ministrisë së Arsimit. Në dhjetor protesta do të mbahet para selisë së OSBE. Në janar protesta do të mbahet para selisë së BE, dhe kështu për çdo muaj, derisa ta realizojmë të drejtën tone kushtetuese dhe humane. E ftojmë opinionin progresiv, nxënës, studentë dhe intelektualë për përmbajtje. I ftojmë qytetarët e Strugës të na përkrahin më 26 tetor në PROTESTËN PËR DRITË, që do të mbahet para Kuvendit Komunal të Strugës.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.