Spiro Ksera: Thirrjet e neonazistëve grekë pro Vorio-Epirit, ngjarje normale
Kur thirrjet pro Vorio-Epirit të neonazistit grek në jug të vendit kanë ngjallur pakënaqësi në radhët e shqiptarëve, ministri i Punës, Spiro Ksera, e konsideron një ngjarje normale. Ndryshe edhe nga reagimi i qeverise shqiptare, që nëpërmjet ministrit të Jashtëm dënoi aktin e deputetit grek, Spiro Ksera ka thelluar skandalin.
I pyetur nga Vizion Plus për thirrjet e deputetit të Agimit të Artë “Rroftë Vorio-Epiri”, Ksera anashkalon përgjigjen. Madje për ish-përfaqësuesin e minoritetit grek në Shqipëri, tashmë deputet i Partisë Demokratike, nacionalizmat nga të dy palët nuk e dëmtojnë, sipas Kserës, marrëdhënien e shkëlqyer mes Greqisë dhe Shqipërisë. Vetëm një ditë më parë ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, në emër të Tiranës zyrtare dënoi aktin e rëndë të ndodhur në jug të vendit, duke theksuar që këto incidente nuk duhet të përsëriten më. Ndërsa partia ccame dhe Aleanca KuqeZi akuzuan qeverinë dhe kryeministrin Berisha se po bëhen palë me pretendimet e Greqisë për të ashtuquajturin Vorio-Epir.
Ndërkohë, PDIU kërkoi dorëheqjen e Spiro Kseres, edhe pse ky i fundit nuk e komentoi atë. Gjatë fundjavës, nga jugu i Shqipërisë, aty ku autoritetet greke kanë ngritur memorialët e ushtarëve të rënë, deputetë neonazistë, gjatë ceremonisë përkujtimore në prani dhe të qeveritarëve shqiptarë hodhën parulla për Vorio-Epirin.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.