Spahiu: Spiro Ksera punon për “Agimin e Artë”
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Ministrit të Punës, Spiro Ksera. Në një takim me simpatizantë të rinjt të AK-së, Spahiu, u shpreh se është shërbëtor i Agimit të Artë.
“Ministri i Papunësisë, Spiro Ksera, që ka për obligim të krijojë vende të reja punë për të rinjtë shqiptarë, është bashkëpunëtori kryesor i qeverisë shqiptare me “Agimin e Artë”. Kjo foto e tregon qartë se cili është niveli i përfaqësimit të “Agimit të Artë” në postet më të larta qeveritare të shtetasit Sali Berisha. Urdhëroni. Shikojeni, ky njeri ka deklaruar se e ka marrë postin e ministrit të Punës për të punuar për pavarësinë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Spiro Ksera vetëm ka rritur papunësinë sepse punon për Greqinë”, deklaroi Spahiu.
Kreu i AK-së tha se këto janë dëshmi të politikave antishqiptare të qeverisë së Sali Berishës.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.