Tani janë shqiptarët e Preshevës, që duan heqjen e Memorialit të Xhandarmërisë Serbe
BUJANOC – Protesta e paralajmëruar për të premten e ardhshme ka bashkuar të gjithë krerët politikë shqiptarë kundër Memorialit të Xhendarmërisë serbe, të ngritur mbi fshatin Lluçan, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Përmes një komunikate, shpërndarë për opinionin, përfaqësuesit politikë kanë ftuar popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës, që të marrin pjesë masivisht në protestën gjithëpopullore kundër Memorialit të Xhandarmërisë serbe në fshatin Lluçan.Protesta organizohet nga të gjitha subjektet politike shqiptare, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut, e cila do të mbahet në qendër të qytetit të Bujanocit, të premten, në orën 13:00.
“Bashkë kundër Memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan, bashkë që të heqim simbolin, i cili cenon integritetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se “ Serbia goditi shqiptarët më 20 janar me heqjen e lapidarit të dëshmorëve ne Preshevë. Serbia po vazhdon të na godasë me memorialin e xhandarmërisë në Lluçan. Ti themi JO Serbisë, sepse shqiptarët janë në trojet e veta”, përfundon komunikata e Këshillit Organizativ, e përpiluar nga subjektet politike shqiptare.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.